Një grindje për motive të dobëta, ka përfunduar në përdorimin e thikës. Për pasojë ka mbetur i plagosur edhe një person.
Ngjarja ka ndodhur te agjencia e autobusëve në Ersekë, kum sipas Policisë Vendore, R. E., 21 vjeç, banues në fshatin Mollas, Ersekë, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), në trup shtetasin M. S., 29 vjeç, banues në Ersekë, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.
Komisariati i Policisë Ersekë
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
R. E., 21 vjeç, banues në fshatin Mollas-Ersekë.
Arrestimi i tij u bë pasi, pranë agjencisë së autobusëve në qytetin e Ersekës, për motive të dobëta, ky shtetas dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), në trup shtetasin M. S., 29 vjeç, banues në Ersekë, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.


