• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DËGJOJMË SHUMË PËR SHITBLERJEN E VOTËS …”/ Ish deputetja Kryemadhi-lezhjanëve: Mos u tutni nga presionet, tik-taku…
Home
Ekskluzive

“DËGJOJMË SHUMË PËR SHITBLERJEN E VOTËS …”/ Ish deputetja Kryemadhi-lezhjanëve: Mos u tutni nga presionet, tik-taku…

10 March, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me qytetarët e Lezhës dhe anëtarët e LSI së këtij qyteti. Kryetarja e LSI-së tha se Kryeministrin Rama e ka kapur ankthi i dosjeve 339 dhe 184. Ajo shpjegoi se në këto dosje nuk bëhet fjalë thjesht dhe vetëm për shitblerjen e votave, por për diçka edhe më të rëndë, siç është përdorimi i bandave kriminale për të kërcënuar qytetarët dhe për të marrë pushtetin në mënyrë jo legjitime.

“Edi Ramën e ka kapur ankthi i dosjes 339 dhe 184. Çfarë janë këto dosje. Dëgjojmë shumë për shitblerjen e votës, dëgjojmë batuta, dëgjojmë histori. Nuk është thjeshtë çështja e shitblerjes së votës por është më shumë se kaq. Është përdorim i  bandave kriminale për ta blerë votën, për ta kërcënuar qytetarin dhe për ta marrë pushtetin në mënyrë jo legjitime. Për të deformuar votën e qytetarëve në mënyrë kriminale. Dhe që të deformosh votën në mënyrë kriminale është krim dhe për këtë dënohesh.  Dosja 339 dhe 184 tregojnë hapur sesi banda kriminale, kanë përfshirë segmentet më të larta jo vetëm të Partisë Socialiste por edhe të qeverisjes së Edi Ramës, për shitblerjen e votës nëpërmjet grupeve kriminale. Këto janë të faktuara në dosjen 339 me zë dhe me figurë. Dëgjojmë dhe ish-shërbëtorë të opozitës apo edhe analistë të Edi Ramës që thonë janë të paligjshme”, tha Kryetarja e LSI.

Kryemadhi tha se Reforma në Drejtësi po përdor dy standarde të ndryshme, një për Ramën dhe bandën e tij, dhe tjetër standard për qytetarët e thjeshte.

“Po pse për një qytetar të thjeshtë i cili lyen një fasadë apo një gardh të shtëpisë së tij, duhet marrë dhe duhet futur në burg dhe duhet gjobitur. Ndërsa Kryeministri kur kapet me presh në dorë nuk duhet të merret dhe të thirret. Sa nga ju qytetarë të Lezhës për ndërtime ballkonesh pa leje dhe shumë gjëra të tjera, jeni marrë nga policia dhe jeni çuar në Prokurori, jeni dënuar. Sa nga ju kanë shkuar në burg për mospagimin e faturës së energjisë elektrike. Sa nga ju u janë prishur shtëpitë për shkak të mos legalizimit.  Sa nga ju u janë gjobitur bizneset për mungesën e një fature. Sa e sa gjobitje dhe kërcënime nga shteti ka pasur ndaj familjeve të varfra. Pafundësisht. Dhe të tërë janë përballur, në polici, në prokurori, në gjykata, dhe të gjithë prisnin me padurim reformën në drejtësi. Dhe na rezultoi që Reforma në Drejtësi tjetër standard ka për Edi Ramën dhe bandën e tij kur kapen me presh në dorë nga prokuroria e Edi Ramës dhe tjetër standard paska për qytetarët shqiptarë”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Në përfundim të takimit, Kryemadhi ju drejtua qytetarëve duke u thënë të mos frikësohen nga çfarë mund t’i ndodhë.

“Mos u frikësoni nga presionet, njerëzit më të lodhur dhe më të mërzitur janë policët, shfrytëzohen më shumë dhe paguhen pak. Janë prokurorët që kërcënohet të bëjnë padi ndaj qytetarëve të thjeshtë, se ju shkundin listat që përgatitet në zyrat e Ramës dhe Ëngjell Agaçit për prokurorët, me vettingun e famshëm. Mos u tutni nga asnjë që kërkon tju mbyllë biznesin. Tik-taku i tij ka filluar, por ajo çka duam, se kemi betejën të largojmë një njeri të sjellim një tjetër, por t’i japim fund kapjes së shtetit”, tha Kryemadhi.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVERPOOL-BURNLEY/ Klopp synon të fitojë për t'iu afruar rivalit në krye (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article SIPAS INSTAGRAMIT/ Këto janë veshjet "street style" që duhet t'i keni në garderobën tuaj

F.autor

Postime të ngjashme

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar Aktualitet

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT