• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËGJESA ME KRYEPROKUROREN/ Arta Marku: Nuk kam ndërhyrë në asnjë çështje politike dhe nuk…
Home
Aktualitet
Drejtësi

DËGJESA ME KRYEPROKUROREN/ Arta Marku: Nuk kam ndërhyrë në asnjë çështje politike dhe nuk…

11 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Prej gati tre orësh Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku, ka raportuar në  Komisionin e Ligjeve, ku U përball me pyetjet dhe akuzat e opozitës.

Gjatë raportimit, Marku është shprehur e vendosur për të zbatuar ligjin dhe kushtetutën duke garantuar se nuk ka ndërhyrë në asnjë çështje politike. Por demorkatët e cilësuan në antikushtetueshmëri gjatë ushtruimit të detyrës së saj, madje edhe si zëdhënëse të krimit.

Pas më shumë se 7 muajsh, kur mori detyrën mes tymit dhe flakadanëve, Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, u përball në  Kuvend me opozitën.

Flamur Noka: Fakti që është zgjedhur me 69 vota, që edhe një ministër që është tërësisht politik nuk mund të zgjidhet, tregon që është Prokurore Private Politike, pra PPP, siç e keni futur ju në modë këtë periudhë. 

Pyetjeve tendecioze dhe akuzave, Arta Marku ju përgjigj shkurt dhe me ftohtësi.

Edi Paloka: A ka patur Prokuroria e Krimeve të Rënda në kohën që ju keni ardhur, çështje që lidheshin me deputetë ose ministra socialistë? Nëse po, çfarë është bërë me këto dosje?

Arta Marku: Prokurori i çështjes është Titullari dhe përgjegjësi i padiskutueshëm i hetimit të çështjes që ka në hetim. Prokurori i Përgjithshëm nuk ka asnjë tagër të hyjë në një hetim konkret apo të japë urdhra, udhëzime për çështje konkrete. 

Edi Paloka: Në kundërshtim flagrant me ligjin po them, jo me kushtetutën se me atë u zgjodhët në kundërshtim që në fillim. Ju lëvizët pikërisht ata prokurorë për të cilët ishit të lajmëruar, të Tiranës, të Durrësit dhe sidomos Prokurorin e Krimeve të Rënda që hetonte Tahirin.

Arta Marku: Gjatë kësaj periudhe që kam ushtruar detyrën, kam bërë caktime të përkohshme të Prokurorëve në disa funksione të caktuara. Kjo është në kompetencën që më lejon dispozita kalimtare.

Edi Paloka: Si ka mundësi që  e njëjta shpejtësi dhe mënyrë veprimi nuk u konstatua dhe nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila kishte kompetencën për fillimin e çështjes penale lidhur me materialin audio. Kjo prokurori që duhet të hetonte Agron Xhafën veproi 4 ditë pasi ishte publikuar materiali.

Arta Marku: Përgjigja është e njëjtë si për pyetjen e parë, pra nuk kam tagër ligjor të kem informacion për çështje konkrete.

Nuk munguan akuzat e rënda të deputetve demokrat drejtuar kryeprokurores arta maku.

Klevis Balliu: Këtu më vjen një zëdhënëse e Malavitës, kur këtu më vjen një prokurore që ka për detyrë të mbrojë vetëm Malavitën. Shof kuksianët në burg, shof Saimir Tahirin jashtë.

Ky moment solli ndërprerjen e mbledhjes nga kryetari Ulsi Manja.

Në dalje të kryesisë së kuvendit, demokratët dekrluan se Komisioni i Ligjeve u mbyll arbitrarisht nga Ulsi Manja, ndërsa thanë se Arta Marku nuk i dha përgjigje asnjë pyetje.

Edi Paloka: Ka vajtur aty, zbaton vetëm urdhrat dhe porositë që i jep partia dhe asgjë më tepër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ECURIA E DIALOGUT/ Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi: Të gjithë të kontribuojnë për...
Previous article E kërkon Evertoni, agjenti i Yerry Mina zbulon destinacionin e ri

g.autor

Postime të ngjashme

PAS ZJARRIT NË MALIN E SHËNGJINIT/ Shpërthejnë edhe tre vatra të tjera në Lezhë Aktualitet

PAS ZJARRIT NË MALIN E SHËNGJINIT/ Shpërthejnë edhe tre vatra të tjera në Lezhë

LËVIZTE ME ARMË DHE RADIO NË MAKINË/ Arrestohet i riu në Vlorë (VIDEO) Aktualitet

LËVIZTE ME ARMË DHE RADIO NË MAKINË/ Arrestohet i riu në Vlorë (VIDEO)

EMRI/ Droga në Rinas, identifikohet njëri prej të arrestuarve, si tentoi t’u shmangej kontrolleve Aktualitet

EMRI/ Droga në Rinas, identifikohet njëri prej të arrestuarve, si tentoi t’u shmangej kontrolleve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT