• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DEFENDER EUROPE 21″/ Peleshi takon gjeneralin amerikan: Të nderuar që presim një nga stërvitjet më të mëdha në Evropë
Home
Politikë

“DEFENDER EUROPE 21″/ Peleshi takon gjeneralin amerikan: Të nderuar që presim një nga stërvitjet më të mëdha në Evropë

3 February, 2021 Delo.autor Politikë

Shqipëria dhe Forcat e Armatosura vijojnë përgatitjet për të mikpritur “Defender Europe 21”, një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë amerikane në Evropë.
Për të parë nga afër përgatitjet, vendin tonë po e viziton zëvendëskomandanti i Ushtrisë amerikane në Evropë dhe Afrikë, gjeneralmajor Joseph F. Jarrard, i cili u prit në një takim nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Ministri Peleshi e njohu gjeneralmajor Jarrard me përgatitjet e deritanishme që vendi ynë ka ndërmarrë dhe e siguroi atë për gatishmërinë e të gjitha strukturave të shtetit shqiptar, me qëllim realizimin me sukses të stërvitjes “Defender Europe 21”. “Ministria e Mbrojtjes, ka gjetur mbështetjen e plotë dhe të pakushtëzuar të të gjitha strukturave të shtetit shqiptar, me qëllim realizimin me sukses të stërvitjes “Defender Europe 21”. Personeli ushtarak shqiptar prej muajsh tashmë është angazhuar në identifikimin, ndjekjen dhe zbatimin në terren të çdo detyrimi që na lind nga kjo stërvitje.”- u shpreh zoti Peleshi, i cili tha se gjatë stërvitjes do të respektohen protokollet më të mira shëndetësore dhe të gjitha rekomandimet e Organizatës Botërore Shëndetësore, për parandalimin dhe përhapjen e virusit “COVID 19”.

Gjithashtu, ministri Peleshi e konsideroi zhvillimin e stërvitjes në vendin tonë si një shenjë e qartë e besimit të SHBA ndaj popullit shqiptar. “Angazhimi për zhvillimin me sukses të kësaj stërvitjeje në territorin tonë është jo vetëm një angazhim ushtarak dhe politik por edhe një moment i rëndësishëm për qytetarët e këtij vendi. Shqipëria si vend aleat në NATO, ndihet e nderuar dhe shumë e vlerësuar për faktin se i është besuar detyra e vendit mikpritës për një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të SHBA në Ballkan dhe në Evropën Veriore e Qendrore. Kjo stërvitje është jo vetëm një mundësi e rrallë përsa i përket sfidës profesionale që mbart për Forcat tona të Armatosura, por sigurisht është mbi të gjitha, një akt besimi dhe vlerësimi për vendin tonë.”- theksoi ndër të tjera ministri i Mbrojtjes.

Stërvitja “Defender Europe 21” ku do të marrin pjesë rreth 6000 trupa dhe qindra mjete ushtarake nga SHBA, Shqipëria dhe vendeve të tjera aleate, do të zhvillohet në bazat kryesore ushtarake të vendit tonë gjatë muajit maj të këtij viti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U SHPALL GOLASHËNUESI MË I MIRË I TË GJITHA KOHËRAVE/ Reali nuk e harron legjendën, përgëzon Ronaldon për rekordin historik
Previous article VIDHET SUPERMARKETI NË SARANDË/ Arrestohet autorja, nën hetim bashkëpuntorja

Delo.autor

Postime të ngjashme

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan... Politikë

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan...

PROTESTUESIT I KËRKOJNË DORËHEQJEN/ Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma Politikë

PROTESTUESIT I KËRKOJNË DORËHEQJEN/ Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

LARGIMI I KOÇEKUT/ Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit Politikë

LARGIMI I KOÇEKUT/ Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT