• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dedja: Urgjente nisja e Vettingut, gjyqësori ka shumë probleme
Home
Breaking News

Dedja: Urgjente nisja e Vettingut, gjyqësori ka shumë probleme

21 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News

Çfarë po ndodh me drejtësinë tani që institucionet e reja të vettingut ende nuk janë ngritur? Është ndalur fryma dhe po pritet! Kështu e përshkruan kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja situatën ku ndodhet gjyqësori sot.

Në një intervistë për Top Channel, zoti Dedja shpjegon se kjo situatë rëndon jo vetëm mbi njerëzit e drejtësisë, por edhe qytetarët e thjeshtë të cilët po zvarriten. Një shembull i tillë është Gjykata e Lartë, e cila ka ngelur me minimumin e gjyqtarëve, ndërkohë që stoku i dosjeve po shumëfishohet.
“Vettingu duhet të nisë një sahat e më parë edhe për arsye të problemeve që ka krijuar në gjyqësorin e zakonshëm. Natyrisht ka dhe gjykime në sistemin e prokurorisë. Nga bisedat me gjyqtarët dhe prokurorët e të gjitha shkallëve vërehet një tulatje, fashitje, një çorientim mes gjyqtarëve dhe prokurorëve, gjë që ka çuar në krijimin e dosjeve stok, në mosgjykimin e çështjeve të rëndësishme, duke pritur se çfarë do të ndodhë. Këtë e kanë dëmtuar deklaratat e nxituara që janë bërë që në fillim, se tërë sistemi është i korruptuar, gjithë gjyqtarët dhe prokurorët janë të korruptuar, duke dëmtuar kështu efiçencën e tyre, shumë prej të cilëve janë profesionistë”, deklaron Dedja.
Por edhe vetë Gjykata Kushtetuese, që ka mbetur me 7 anëtarë nga 9 që duhet të jenë, ka nën shqyrtim ligje që lidhen me vettingun. Nga ana e tij, Dedja premton shpejtësi.
“Pritet që vendimmarrja të jetë sa më e shpejtë të jetë e mundur dhe kjo nuk do ndikojë në cilësinë e vendimmarrjes. Nuk është vetëm problemi i vettingut, por janë tre ligje që po shqyrtohen njëkohësisht: ligji për qeverisjen gjqyësore, ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ligji i vettingut. Pra, është një vendimmarrje e rëndësishme që kërkon kohën e saj”, nënvizon Dedja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 2000 persona vdesin nga duhanpirja
Previous article Gjiko dhe Elita tejet të dashuruar, kjo foto dëshmon gjithçka

Redaktor2

Postime të ngjashme

ATENTAT NË ELBASAN/ Plumba drejt një lokali, 3 të plagosur, mes tyre edhe kamerieri! Polici jashtë shërbimit ndoqi autorin Aktualitet

ATENTAT NË ELBASAN/ Plumba drejt një lokali, 3 të plagosur, mes tyre edhe kamerieri! Polici jashtë shërbimit ndoqi autorin

AKSIDENT PËRBALLË MINISTRISË SË JASHTME, NË TIRANË/ Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën Aktualitet

AKSIDENT PËRBALLË MINISTRISË SË JASHTME, NË TIRANË/ Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën

51 DITË TUBIM NË KRYEQYTET/ Nis grumbullimi i protestuesve në shesh, pritet marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

51 DITË TUBIM NË KRYEQYTET/ Nis grumbullimi i protestuesve në shesh, pritet marshimi drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT