Përgjatë datave 30.11.2017 dhe 01 – 02.12.2017 priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë.
Shenjat e Alarmit për përmbytje urbane ose nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël janë vendosur në tabelë.
Nga llogaritjet hidrologjike rezulton se, me parashikimin e sasisë së këtyre reshjeve, në pjesët fushore të këtyre lumenjve ka mundësi përmbytje me prurje shumë të larta.
Efektet e rëndësishme të përmbytjeve në pjesët fushore të qarqeve Vlorë dhe Fier do të ndodhin në pjesën e parë të ditës së Shtunë (dt. 02 Dhjetor 2017). Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve në qarqet (Fierë dhe Vlorë) përmbytjet mund të ndodhin përgjatë ditës së Premte (dt. 01 Dhjetor 2017). Shenjat e Alarmit për Përmbytje nga lumenjtë e mesëm dhe të mëdhenj janë vendosur në tabelë.
Rënia e temperaturave dhe përkeqësimi i motit ishte një nga lajmet alarmante që dhanë meteorologët për këtë javë. Sipas tyre, moti do të paraqitet i keq, deri të dielën, duke shkaktuar kështu reshje të dendura shiu, përmbytje dhe stuhi dëbore. Sakaq kjo e enjte është zbardhur me rreshje në të gjithë vendin
Sipas Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), por edhe nga shërbimet meteorologjike që bashkëpunojnë me Emergjencat Civile, informohemi paraprakisht se moti në të gjithë territorin e vendit gjatë datës 30 Nëntor dhe 4 Dhjetor 2017, do jetë drejt përkeqësimit dhe priten reshje shiu me intesitet mesatar deri dhe me intesitet të lartë, të cilat mund të krijojnë mundësinë e përmbytjeve.
Sakaq bëhet me dije se sipas llogaritjeve këto reshje priten të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në qytetet kryesore (Tiranë, Lezhë, Durrës, Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër).
Qarqet më të rrezikuara janë Fieri dhe Vlora. Ka mundësi të lartë për përmbytje në basenet e lumenjve Vjosa dhe Seman.
Sipas hartës së publikuar dje, zonat më pak të rrezikuara ishin Tirana dhe Durrësi.
Në qarqet e vendit është vendosur shenja e rrëshqitjeve të tokës për shkak të intensitetit shumë të lartë të reshjeve dhe vërshimeve nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
Gjithashtu edhe lumi Shkumbin mund të shfaqë përmbytje përgjatë fundit të ditës së Premte (dt. 01 Dhjetor 2017).
RESHJE
Paralelisht intensiteti i reshjeve do të pësojë rritje të vazhdueshme nga ora në orë, për të arritur sot vlera të larta deri në 100mm/24orë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet do të shoqërohen me prani të lartë të RRUFEVE dhe ERE të fortë.
TEMPERATURAT
Sot(e enjte, dt.30) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 11 °C / 17 °C në vendet e ulta: 6 °C / 16 °C në vendet malore: 4 °C / 11 °C.
ERA
Sot (dt.30) era do të FORCOHET ndjeshëm, për të arritur vlera mbi 70 km/orë në bregdet dhe në terrenet malore
Por një parashikim bënë edhe sinoptikanët gjerman për vendin tonë: “Sot mbi Ballkan do te krijohen sasi të mëdha shiu që do të derdhin mbi Shqiperi deri në 500 litra rreshje për metër katror. Kështu paralajmërojnë sinoptikanët gjermanë. Për ketë shkak paralajmërohen përmbytje dhe rrëshqitje toke. Zonat që pritet të preken më shumë është Gjirokastra. Ne gjithë vendin pritet te bjere 150-500 litra shi për metër katror.
Përgatiti: AlpeNews.al




