Gjatë muajit janar në një pjesë e qyteteve të Shqipërisë ka rënë dëborë , e cila ka arritur në maksimumin e saj edhe në një metër, kryesisht në zonat e veriut të Shqipërisë.
Theksojmë se rënia e reshjeve ka qenë në formë ciklike përgjatë gjithë muajit.
Ndërkohë në Bulqizë trashësia e borës ka arritur 40 cm, ku janë bllokuar 400 banorë si pasojë e bllokimit të akseve rrugore.
Gjendja në fshatrat përreth është akoma më e rëndë se ajo e qytetit.
AlpeNews.al sjell foto të qytetit të Bulqizës, ku bora ka zbardhur qytetin.