Si rezultat i kushteve të motit në Qarkun Kukës situata e motit ka qenë e qetë,e karakterizuar me ulje të temperaturave dhe pa reshje.
Nga informacionet e marra nga kontraktorët që kanë në performance rrugët nacionale të gjitha rrugët janë të kalueshme normalisht.
Pasojë e uljes së temperaturave akset rrugore në segmente të veçanta janë përfshirë nga ngricat.
Nga Kontraktorët me kapacitetet e nevojshme po punohet për kriposjen e atyre segmenteve ku paraqiten problematika.
Por si paraqitet situata në bashkitë e Qarkut Kukës?
Akset rrugore në administrim të bashkive janë të qarkullueshme.Gjendja e rezervareve është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse.Niveli i ujrave të lumenjve nuk ka patur rritje.Furnizimi me ujë të pijshëm ka qenë normal në shkallë Qarku.
Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në të gjithë Qarkun Kukës përveç fshatrave Berbat, Pac, Salcë dhe Hysenukaj bashkia Tropojë.4