Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar të gjithë drejtuesit e mjeteve se në disa akse kryesore të vendit, për shkak të temperaturave shumë të ulëta dhe reshjeve të borës, nuk do të lejohen të qarkullojnë pa zinxhirë.
ARRSH cilëson se në fashën e orarit 22:00-06:00, asnjë automjet nuk do të lejohet të kalojë pa zinxhirë në Qafë-Thanë-Kapshticë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Qafë Qarri-Ersekë dhe Fushë Dukat-Llogara-Himarë.