• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËBORA IZOLON Dibrën dhe disa qytete/ Si paraqitet situata në vend dhe kalueshmëria në disa zona
Home
Sociale

DËBORA IZOLON Dibrën dhe disa qytete/ Si paraqitet situata në vend dhe kalueshmëria në disa zona

28 February, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Reshje të shumta dëbore kanë rënë gjatë gjithë natës në Tiranë, duke zbardhur të gjithë kryeqytetin. Reshjet nisën pasditen e të martës me intensitet të lartë, ndërsa kanë pushuar në mbrëmje. Reshjet kanë rinisur gjatë natës dhe për rrjedhojë në oërt e para të mëngjesit kanë shkaktuar edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Situata në rrethe
Problematike situata është paraqitur edhe në qytetin e Elbasanit ku dëbora ka arritur disa centimetra pasi ka rënë me intensitet gjatë gjithë natës edhe qyteti i Elbasani ka pasur probleme në qarkullimin e mjeteve.

Poblematikë në qarkullim janë akset Elbasan-Qafë Kërrabë dhe aksi Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë në të cilat dëbora ka arritur deri në 5 cm, kjo ka shkaktuar vështirësi në qarkullim. Rreshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në disa qytete në të cilat qarkullimi i mjeteve është i kalueshëm vetëm më zinxhirë.

Dibër
Reshje të dendura dëbore në të gjithë qarkun e Dibrës. Problematike situata me qarkullimin e automjeteve, përfshirë edhe aksin nacional Tiranë-Peshkopi, ndërsa fshatrat e thella malore janë të izoluar. Trashësia e dëborës arrin nga 50 në zonat e ulëta në 1.5 m në zonat malore. Procesi mësimor është ndërprerë, ndërsa banorët e fshatrave të thella ankohen për mungesën e ushqimeve.

Bllokohet qarkullimi i automjeteve në Llogara
Në Llogara është bllokuar qarkullimi i automjeteve. Gjatë natës ka pasur reshje të dendura dëbore të cilat e kanë bërë të pakalueshëm këtë aks rrugor. Zona e bregut Himarë, Borsh dhe Dhërmi e kanë të pamundur të lidhen me Vlorën dhe Tiranën.

Reshje të dendura dhe në Krujë
Reshjet e dëborës në rrethin e Krujës kanë vijuar gjatë gjithë natës. Qyteti i Krujës është mbuluar tërësisht nga debora, ku është vështirësuar ndjeshëm qarkullimi i automjeteve. Në qytet trashësia e dëborës arrin në 20 cm, ndërsa në malësinë e Krujës deri në 80 cm. Të gjitha shkollat e malësisë janë të mbyllura. Aksi rrugor Krujë-Qafshtamë është i bllokuar, ndërsa aksi Fushë Krujë-Krujë është i kalueshëm me zinxhirë.

Lezhë
Ne qarkun e lezhes jane nderpre reshjet e debores qe prej mbremjes se kaluar. Temperaturat jane ulur ndjeshem. Levizja pergjate rruges se kombit pa probleme, punojne 8 borepastruese, ndersa paralelisht hidhet dhe kripe per te eleminuar ngircat. Te bllokuar jane disa fshatra ne mirdite, pasi trashesia e debores ka arritur 50 cm dhe nuk kane asnje komunikim me qendrat administrative.e bllokuar dhe rruga kallmet-ungrej ne lezhe. Nuk ka patur raste emergjente. Mësimi ka rinisur në pjesën më të madhe te shkolla perjashto vetem ne zonat e bllokuara në Mirditë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ‘E dua të gjallë atë unë’, Artan Hoxha nxjerr videon: Ja si urdhëronte Berisha kapjen e Haklajt
Previous article ATENTATI NE SHKODER/ "Thyej kartën e telefonit". Ja si u zbulua GRUPI I TRITOLIT në Elbasan

Redaktor2

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT