Qyteti i Dashurisë ka marrë një pamje të mrekullueshme pas reshjeve të dëborës gjatë natës.
Parisi dukej këtë mëngjes më i bukur se kurrë.
Turistë të shumtë që ndodheshin në këtë qytet, kanë shtyrë prenotimet e tyre për të shijuar pamjet.
Miliona francezë po ashtu nxituan të shijojnë pamjen spektakolare.
Ndërkohë trafiku për të hyrë në Paris ishte një tmerr i vërtetë.
Raportohet se mbi 600 kilometra radhë në trafik u shënuan në rrugët hyrëse të Parisit.


















