• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËBORA DHE NGRICAT/ ARRSH: Ja akset rrugore në të cilat duhet treguar kujdes
Home
Breaking News

DËBORA DHE NGRICAT/ ARRSH: Ja akset rrugore në të cilat duhet treguar kujdes

5 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar përmes rrjetit social “Facebook” për gjendjen e rrjetit rrugor pas rënies së dëborës në zonën veriore, verilindore e jugore të vendit, si dhe për kushtet e qarkullimit të automjeteve.

ARRSH bën me dije se kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje dhe se janë ende duke punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës në rajonin verior të Shkodrës e konkretisht në akset rrugore Pukë-Fushë Arrëz , Kuben-Vasie, Burrel-Peshkopi dhe Skuraj-Burrel. Qarkullimi në akset e përmendura realizohet pa problem, ashtu sikurse edhe në aksin Shkodër-Hani i Hotit-Tamarë.

ARRSH nënvizon se lëvizja e mjeteve duhet të kryhet me zinxhirë në pjesën fundore të aksit Ura e Cerenecit-Steblevë, në akset Qafë Bualli – Krastë, Kukës-Ura e Zapodit dhe Kukës-Bushtricë. Ndërkohë, rekomandohet që edhe qarkullimi në aksin Librazhd-Steblevë në segmentin Lunik-Stebleve të kryhet me zinxhirë.

ARRSH informon se është punuar për shpërndarjen e kripës dhe pastrimin e rrugës nga dëbora edhe në pjesët fundore të akseve të Dajtit, Tiranë. Në këto akse kalohet pa zinxhir, ashtu sikurse edhe në akset Elbasan-Gjinar, Librazhd-Përrenjas-Qafë Thanë, Qafë-Thanë-Pogradec-Korçë-Bilisht-Kapshticë,Korçë-Voskopojë e Tepelenë-Dorez-Peshkopi.

Ndërsa sa i takon rajonit jugor, në Gjirokastër nuk ka pasur reshje dëbore por temperaturat vazhdojnë të jenë shumë të ulëta. Në Boboshticë-Dardhë, Qafë Qarri-Ersekë dhe Liqenas-Doganë Goricë qarkullohet me zinxhirë dhe në këtë mënyrë qarkullohet edhe në pjesën fundore të segmentit Erind-Cajup, si dhe në segmentin Sevaster-Kalivac.

ARRSH rekomandon në fund të njoftimit që përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LËVIZTE ME BIÇIKLETË/ Zbulohet identiteti i VIKTIMËS që mbeti i VDEKUR nga të ftohtit në Korçë (EMRI)
Previous article KOHË MË PARË/ Kejsi Tola dhe Krusita kanë kënduar së bashku tek "Gjeniu i Vogël" (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI) Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI)

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin? Aktualitet

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT