• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI/ Zheji: Duhet të heqësh dorë nga gjuha e drunjtë zotëri, ke qenë ministër i Jashtëm. Bumçi: Nuk keni…
Home
Politikë

DEBATI/ Zheji: Duhet të heqësh dorë nga gjuha e drunjtë zotëri, ke qenë ministër i Jashtëm. Bumçi: Nuk keni…

26 May, 2022 F.autor Politikë

Debate të forta në “Open” në News24 për qëndrimin ndërkombëtar ndaj Sali Berishës. Ish-ministri dhe ish-deputeti Aldo Bumçi deklaroi se përfaqësues të PD-së, do kenë mundësi të sqarojnë partnerët dhe nuk bëhet fjalë për asnjë izolim ndërkombëtar, por a je një forcë që përfaqëson qytetarët shqiptarë, si e tillë ti ekziston.

Ndërkohë për analistin Artur Zheji dhe anashkalimi nga BE është tepër.

Bumçi: Nga sot e tutje kjo parti që po sulmohet vetëm me çështjet e brendshme, sot do ketë kohë që siç ka sqaruar z. Elmar Broo do ketë mundësi në këto vizita që janë ftuar përfaqësues të PD-së, do ketë mundësi të sqarojë dhe partnerët tanë dhe nuk bëhet fjalë për asnjë izolim ndërkombëtar, këtu bëhet fjalë a je një forcë që përfaqëson qytetarët shqiptarë, si e tillë ti ekziston.

Zheji: Jeta ime është e ndarë në dy pjesë, në një pjesë që ne i bënim të gjitha me forcat tona…

Bumçi: Kush ka thënë me forcat tona, pse kaloni në një nivel bisede që nuk ka lidhje.

Zheji: Unë, unë…Dua të them që përqendrimi te vetja, te zgjedhësit tanë, te hallet e atdheut, këto janë shumë të mira, por janë njëkohësisht një tentativë për ta bërë jetën tonë politike brenda guaskës sonë kombëtare dhe punë e  madhe fort nëse ndërkombëtarët nuk na shohin me sy të mirë.

Bumçi: Po kush ndërkombëtarë?

Zheji: I citoi znj. Vasili.

Bumçi: Kë citoi znj. Vasili, Kirschbaum si individ, unë ju citova ambasadorin e BE-së, ambasadorin gjerman…A mund të ndalojmë tek europianët dhe ku i keni ju qëndrimet europiane kundër nesh? Ju lutem më jepni shembuj.

Zheji: Nuk i kam qëndrimet kundër, por nuk i kam pro. Ti e di shumë mirë protokollin, s’ke protokoll fare. Të lutem.

Bumçi: Po tani u zgjodh z.Berisha, sapo u zgjodh.

Zheji: Nuk jam kundër teje, jam me të vërtetën.

Bumçi: Nuk kemi qëndrime europiane zyrtare kundër z. Berisha.

Zheji: Nuk ke as pro.

Bumçi: Pse harron ambasadorin e BE, ambasadorin gjerman.

Zheji: Ky është problemi juaj. Ju keni një ide fikse në kokë dhe mendoni që kjo ide shitet në publik dhe publiku e blen ashtu siç është. Po nuk e blen, kjo është drama. Duhet të heqësh dorë nga gjuha e drunjtë zotëri, ke qenë ministër i Jashtëm. Këto gjëra i di shumë mirë.

Bumçi: Po të ftoj për fakte, je i përgjithshëm. Unë të dhashë fakte. Nuk është gjuha e drunjtë. Ambasadori i BE-së, Ambasadori gjerman. Cilat janë faktet që më jepni që në Europë ka izolim.

Zheji: Nuk e përdora termin izolim, për mua edhe anashkalim është shumë.

Bumçi: Nuk ka anashkalim se para 5 ditësh u zgjodh.

Zheji: Është një debat i pabarabartë, ti je politikan, unë gazetar. Ti ke idenë tënde, do mbrosh pozicionin tënd. Pozicioni yt mbrohet me shumë vështirësi.

O do thuash që ne e kemi vendosur forcën e rëndesës të forcës sonë, te faktori i brendshëm, te Shqipëria, te hallet e vendit, te rrëzimi i Ramës qytetarët, politika e brendshme, o…

Bumçi: Qendra e rëndesës a nuk është tek lexuesit shqiptarë, ne e kemi tek votuesit se jemi një parti politike.

Zheji: Qendrën e ke në Bruksel dhe në Washington.

Bumçi: Është në Shqipëri, siç e ka çdo vend, në Poloni, Suedi etj.

Në cilën çështje perëndimore kemi devijuar?

Zheji: Thjesht thoni që ndërkombëtarët e kanë gabim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TANI DO SQAROHEMI..."/ Zbardhet dëshmia e policit që ndodhej pranë kolegut kur 25-vjeçari e vrau në komisariat: Më tha shtyhu...
Previous article NUK JANË PËRFOLUR KURRË PËR NJË BASHKËPUNM/ Çfarë i bëri bashkë Era Istrefin dhe Kidën (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT