Në mbledhjen e Forumit Europian, në Austri pjesëmarrës kanë qënë edhe presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Vuçiç. Në fjalën e tij, Thaçi u shpreh se një marrëveshje me Serbinë nuk është fare e thjeshtë por siguroji shtetasit kosovarë se kufijtë etnikë nuk do të preken.
Është koha për të bërë marrëveshjne me Kosovë-Serbi është tani. Nuk është farë e thjeshtë. Kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Kemi shqyrtuar rishikimin e kufijve. Kosovës nuk do ti preken kujiftë etinikë por marrëveshja Serbi-Kosovë ka një vizion.
Ndërsa në fjalën e tij, presidenti Vuçiç i kërkoi të gjithë vendeve të tjera të Europës që kanë ndërhyrë në debat që të qëndrojnë larg pasi të dyja vendet janë mëse të afta ta zgjidhin këtë situatë.
Diskutimet Beograd-Prishtinë? Diskutimet vijnë më shumë nga vendet e tjera. Psh. nga britania pse shqetësohen kaq shumë. Ne e konsiderojmë Kosovën në shtet të lirë. Gjysma e shteteve thonë se Kosova është e pavarur por shumë vende të tjera e konsiderojnë serbe. Si do ta zgjidhim këtë? Ju thoni mos i ndani sepse ne i ndamë ashtu siç deshëm. Ne duam të bëjmë diçka për njerëzit tonë. Ne duam të sjellim diçka të mirë për serbët dhe për shqiptarët. Kush do ta zgjedhje problemin tyre, kush do të jetë i aftë ta zgjidhë?
Kemi një situatë politike të fortë, sepse unë duhet t’i jap një pjesë të Serbisë shqiptarëve. Duhet mbajtur paqja dhe qetësia në vendet tona. Në po bëjmë diçka për të ardhmen ne dy vendeve. Na e lini ta zgjidhim vetë. Nuk do të lejoj askënd të ndërhyjë. Po i kërkoja Hahn, të mbështeste dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Ne nuk e pëlqejmë njëri-tjetrin por duhet të flasim për të arritur një marrëveshje. Ne nuk e dimë ku janë kufijtë tani. Doni të gjejmë zgjidhje apo të vazhdojmë kështu siç jemi?
Aleksandër Vuçiç


