Analisti Armand Shkullaku tha se prova më e mirë se drejtësia është e kapur nga Edi Rama është rasti i Sajmir Tahirit.
“Reforma në drejtësi duket se ka një frenim në dosjen “Tahiri”, pas ndryshimit të Prokurorit të Përgjithshëm.
Në 27 vjet trazicion ne kemi dosjen më të rëndësishme në këto vite, pasi ai akuzohet si anëtar i një bande mafioze. Kjo është ngjarja më e rëndësishme, dhe të gjitha energjitë, duhet të ishin për të zbardhur sa më shpejt këtë dosje të Tahirit.
Të merremi sot nëse ka faj Andi Toma, dhe Dash Xhika, unë jam i bindur se këtu me rrugët është bërë korupsion dhjetra vjeçar. Çdo drejtor rrugësh ka futur lugën në çorbën e korrupsionit, por të merret i gjithë shteti me këtë punë, sot Rama thoshte, shumë shpejt, Rama, thotë, kanë filluar të thyhen arrat, duart në pranga. Nuk është kjo reforma në drejtësi.
Reforma, do të ishte zbardhja e dosjes Tahiri, krahu i djathtë i kryeministrit Rama, kjo është nisja e reformës në drejtësi”, tha Shkullaku në studion e Top Channel.
Analisti ka debatuar me deputetin socialist Alket Hyseni.
Batutat
Shkullaku: Më thoni një vepër të mirë këto 5 vjet?
Hyseni: S’keni parë rilindjen urbane
Shkullaku: Jo, kemi parë kullat që i falni klientëve të tuaj.
Hyseni: Cilat kulla?
Shkullaku: Si dy gishtat në Kavajë, bëri një shesh dhe më pas një kullë.


