Sipas Ministrisë së Jashtme serbe, Republika e Madagaskarit e ka njoftuar se ka tërhequr njohjen e Kosovës, transmeton Zeri.info.
“Kemi marrë notën nga ministria e jashtme e Madagaskarit, me të cilën na kanë informuar se me 5 dhjetor, Republika e Madagaskarit ka marrë vendim rreth tërheqjes së njohjes për Kosovën”, ka deklaruar ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç.
Ai ka theksuar se Madagaskari është shteti i 12-të që tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës. Tani për tani nuk ka ndonjë reagim të Ministrisë së Jashtme të Kosovës në lidhje me këtë lajm.