• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI PRISHTINË-BEOGRAD/ Daçiç: Derisa të ekzistojë Rezoluta 1244, nuk ka ushtri të Kosovës
Home
Rajon

DEBATI PRISHTINË-BEOGRAD/ Daçiç: Derisa të ekzistojë Rezoluta 1244, nuk ka ushtri të Kosovës

24 October, 2018 Isa.Autor Rajon

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë se Prishtina është vazhdimisht duke kërkuar alibi për moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, duke shtuar se “Kosova nuk dëshiron të hyjë në INTERPOL për luftimin e krimit, por për të treguar se është shtet”.  Ai ka porositur se derisa të jetë në fuqi Rezoluta 1244 e KS të OKB, nuk do të ketë  ushtri të Kosovës.

Shefi i diplomacisë serbe, ka thënë për RTS,se nisma për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri “është një përpjekje e vendeve perëndimore për t’ua bërë qejfin autoriteteve kosovare”.

Ai kujton deklaratën e zëdhënëses Përfaqësueses së Lartë të BE-së, së BE-së, Maja Kocijançiç, duke theksuar se ajo gjithmonë flet me një qëndrim  “i dënon të gjitha palët ose i bën thirrje të gjitha palëve”, por shton se “ajo sot ka thënë qartë se ata e përkrahin transformimin e FSK-së, por vetëm në bazë të Kushtetutës”. “Kjo është në kundërshtim me Kushtetutën, andaj nuk ka asgjë prej kësaj [transformimit të FSK-së]”, tha Daçiç, përcjell Telegrafi.

Ai vuri në dukje se herën e fundit Shtetet e Bashkuara kanë qenë të ashpra në reagimin [ndaj Kosovës], “por tani pak kanë lëshuar pe, për shkak të skenës së brendshme politike”.

Daçiç thotë se, që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, vazhdimisht kërkohet një alibi që ajo të mos përmbushet. “Dhe kjo është ajo që iriton. Deri kur do të tolerohen shqiptarët, si  dikush që nuk plotëson atë çfarë nënshkruhet dhe që shkaktojnë destabilitet në rajon”, tha ministri serb.

Duke folur për iniciativën që Kosova të anëtarësohet në INTERPOL, Daçiç tha se kjo është një situatë e pazakontë, sepse Kosova bashkëpunon me INTERPOL-in përmes UNMIK-ut.

“Kosova nuk dëshiron të anëtarësohet në INTERPOL, për të bashkëpunuar në luftën kundër krimit dhe terrorizmit. Kosova dëshiron INTERPOL për të treguar dhe dëshmuar se është shtet. Kjo është arsyeja pse nuk do të hyjë në INTERPOL”,  tha ai.

Në pyetjen se çfarë i duhet Kosovës ushtria, Daçiç tha se “Rezoluta 1244 thotë se e vetmja forcë e armatosur në Kosovë është KFOR-i. Ajo nuk ka ndryshuar, nuk është hequr. Derisa ajo është në fuqi {Rezoluta 1244], nuk ka ushtri të Kosovës”, ka thënë Daçiç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇUDIRA SHQIPTARE/ Pas ushqimit, shpenzimi kryesor është për… kërkimin e fatit
Previous article Letra: Nëse jeta ime do të bëhej film, s’do ta shihja kurrë me prindërit

Isa.Autor

Postime të ngjashme

E ZHYTUR NË KRIZË INSTITUCIONALE/ Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja Rajon

E ZHYTUR NË KRIZË INSTITUCIONALE/ Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm Breaking News

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

ÇFARË NDODHI? Kryeministri grek Mitsotakis përfshihet në aksident, rëzohet nga biçikleta dhe përfundon në spital Rajon

ÇFARË NDODHI? Kryeministri grek Mitsotakis përfshihet në aksident, rëzohet nga biçikleta dhe përfundon në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT