• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
DEBATI PËR TEATRIN/ Reagojnë aktorët: Kërkoni ndjesë për fyerjet dhe përbaltjet
Home
Kulturë
Art

DEBATI PËR TEATRIN/ Reagojnë aktorët: Kërkoni ndjesë për fyerjet dhe përbaltjet

16 February, 2018 F.autor Art, Kulturë

Përpalsjet mes artistëve dhe Ministrisë së Kulturës për çështjen e Teatrit Kombëtar nuk kanë gjetur qartësi.
Pas deklaratës së prerë nga kryeministri Edi Rama në seancën parlamentare të së enjtes se Teatri do të shembet, artistët njëzëri kërkojnë prej qeverisë ndjesë publike.

Ndër të tjera artistët e skenës kërkojnë me urgjencë që të gjitha ndryshimet të pasqyrohen në një shkresë e cila do të merë në vlerësim nevoja për një teatër të ri, për një status të miratuar me ligj për artistin e skenës, për një ndryshim rrënjësor të raporteve midis teatrit dhe qeverisë.

Reagimi i plotë i artistëve:

Prej më shumë se dy dekadash teatri shqiptar gjendet nën përbaltjen prej autoriteteve qeverisëse, përballë trysnive të pandërprera për t’u dëbuar prej shtëpisë së tyre, përballë shurdhërisë së pushteteve dhe nënçmimit të përgjithshëm.

Pasi u la i braktisur në një ndërtesë të padenjë për podin e komunikimit të artistit me publikun; pasi u mashtrua me premtime gjithfarëshe për ngrehina të reja skenike; pasi u dekonsiderua përmes mekanizmave të pagave dhe u margjinalizua tërësisht në jetën kulturore të vendit, tani duan t’i marrin dhe nderin e t’ia ftohin publikun. Qendrimi ndaj teatrit nuk është çështje episodesh, por një konstante politike.

Qeveritë e kanë parë dhe e shohin teatrin si një të keqe publike, që i duhet nxirë lavdia e i duhet errësuar perspektiva. Kjo konstante është e njëjtë edhe për të gjitha institucionet e tjera arsimore, kulturore e shkencore. Televizionet dhe shtypi janë kazanë të së keqes, universiteti është bishti i kavallit, akademia është agjenci funeralesh dhe teatri një çetë mediokrish. Pyetja jonë është: Pse qeveria e ka këtë armiqësi me gjithë njerëzit e punës mendore? Është politikë apo kompleks?

Ne kërkojmë me urgjencë të dëgjohemi e të përfillemi, të na kërkohet ndjesë e sinqertë dhe e besueshme për fyerjet dhe përbaltjen, të ndalohen menjëherë planet shkatërrimtare për ndërtesën modeste që është shtëpia e artistëve, të rivendoset në lartësinë që u takon nderi dhe prestigji i tyre. Ne kërkojmë të ndalet menjëherë kundërvënia keqdashëse ndaj teatrit dhe të merret në vlerësim nevoja për një teatër të ri, për një status të miratuar me ligj për artistin e skenës, për një ndryshim rrënjësor të raporteve midis teatrit dhe qeverisë. Të gjitha këto kërkojmë të paraqiten në një dokument me shkrim, të pranueshëm për ne, para se të flitet për një takim zyrtar me kreun e ministrisë, për një zgjidhje të drejtë të konfliktit, që as u provokua dhe as u shkaktua nga ne.

Ne jemi të qarte dhe të kthjellët për raportet e reja e të pafrytshme që derivojnë nga rregullimet ligjore të inicuara nga Ministria e Kulturës në mënyrë jo transparente. Ballafaqimi i iniciativave Tuaja me sugjerimet tona në mardhënie me funksionimin e ligjit do të shpërfaqë realitetet konkrete të cilat kontestohen me të drejtë nga komuniteti i artit skenik. Mbetemi në pritje të vendimit Tuaj në shërbim të transparencës, zhvillimit dhe kontributit, e në funksion të artit skenik shqiptar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jupp Heynckes : PSG luajti më mirë se Reali, Ronaldo shënoi me fat
Previous article 16 vjet nga magji nga Leo Messi me Barcelonën

F.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT