• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Debati për Teatrin përçan vëllezërit Shllaku/ Shkrimtari pro ruajtjes së godinës, aktori: Të prishet!
Home
Kulturë

Debati për Teatrin përçan vëllezërit Shllaku/ Shkrimtari pro ruajtjes së godinës, aktori: Të prishet!

4 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kulturë, Sociale

Debati për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar ka përçarë edhe vëllezërit shkodranë, shkrimtarin Primo dhe aktorin Bruno Shllaku, djemtë e regjisorit dhe Artistit të Popullit, Lec Shllaku, dhe nipa të përkthyesit të famshëm Gjon Shllaku.

Shkrimtari Primo Shllaku ka dalë në mbështetje të ruajtjes së godinës ndërsa aktori Bruno Shllaku është “pro” shembjes.

“Teatri është tempull dhe tempujt janë të shenjtë, për mua ky vend është vend i shenjtë sepse është tempull. Padrejtësisht paskemi menduar sikur mbaroi koha kur shembeshin tempujt, sikur ajo histori mbaroi me ’67, ka prapë tundime për të prishur tempujt” – tha Primo Shllaku në protestën qytetare te nje dite me pare.

“Ky kompleks është organik, autentik dhe unik. Çdo gjë tjetër këtu “i rrin si shalla gomarit”. Këtu ka kaluar historia e Teatrit shqiptar”, shtoi ai.

Më herët në Komisionin Parlamentar Bruno Shllaku ishte shprehur:

“Kam një dëshirë të vetme që tu tregoj disa njerëzve që thonë: “Unë jam Teatri”. Do t’u them se ku është Teatri i vërtetë. Ne që themi që ai teatër të ribëhet ne si përkitkemi Teatrit?

Do ti themi ndokujt, unë djali i Dedë Shllakut, Artist i Popullit, shkrimtarit, poetit, interpretues i sa e sa roleve në teatër e kinematografi, themelues i Teatrit “Migjeni” dhe “Skampa”, themelues i estradës dhe teatrit të Ushtarit.

Kujt i përkas unë? Cilit teatër mund ti përkas? Nuk jam për fjalën shembje. Unë jam për atë që thotë Shekspiri: Teatrin e bëjnë njerëzit. Më jep thotë një çarçaf, edhe unë do të loz kryeveprën time”.

Ai teatër është jashtë çdo parametri. I nderuari dhe i madhi Kadri Roshi më thoshte: “Bruno më vjen turp të dal në atë skenë, është për ibret të Zotit. Se vë qeveria një dorë” – tha aktori Bruno Shllaku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI I FUQISHËM NË 4 QYTETE/ Flet eksperti Rrapo: Ka patur 22 lëkundje, pritet të ketë...
Previous article Xhenaro Gattuso bën plane, por varet edhe nga… Commisso

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve Aktualitet

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë Aktualitet

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT