Në emisionin “Dita e 8” e gazetarit Alfred Peza, gazetarja Mira Kazhani foli mbi debatin më t13• nxehtë të ditëve të fundit atë të shembjes ose jo të godinës së Teatrit.
Në opinionin e saj, ajo theksoi se është pro projektit të një Teatri të ri dhe modern.
“Personalisht, nuk kam asnjë nostalgji për godinën që është tani, do të doja një godinë të re. Por gjithsesi duhet të kishte më shumë transparencë mbi çështjen e teatrit.
Pasi nëse ia komplikojmë njerëzve situatën, nuk do kuptohet dhe rrjedhimisht do të keqkuptohet siç edhe ka ndodhur.
Megjithatë jo për cdo gjë duhet pyetur populli. Pershembull Anglia pyet popullin dhe po vuan për Brexi-tin.”
/AlpeNews.al


