Këmbëngulja e qeverisë për ta shembur godinën e Teatrit Kombëtar, çfarë çoi në përplasje me artistët të cilët e kundështojnë nuk është diçka e re.
Historia ka filluar shumë më herët ku përpjekjet për shembjen e TK janë kanë hasur në rezistencën e artistëve.
E megjithatë, midis gjithë këtyre përplasjeve bien në sy edhe disa nga reagimet e personaliteteve të ndryshme, ku ndër të tjera theksojnë se Teatri duhet prishur ose jo sipas amanetevë të lëna nga artistë që nuk jetojnë më.
Më i fundit ishte ai i pedagogut Përparim Kabo.
Përparim Kabo: Regjisori Mihal Luarasi me la një amanet, “të mos prishet kjo godinë”
Artistë edhe sot kanë vijuar protestën për të kundërshtuar projektin për prishjen e Teatrit Kombëtar.
Sot së bashku me artistët është bashkuar pedagogu dhe filozofi, Përparim Kabo. Kabo në fjalën e tij ka kujtuar regjisorin e njohur Mihal Luarasi, i cili ka humbur jetën vitin e kaluar.
Pjesë nga fjala e Kabos
Regjisori Mihal Luarasi më ka lënë një amanet, godinën e Teatrit. Nuk do ta lem që të prishet godina e Teatrit.
Në vitin 2012, aplikuam për lidhjen Evropiane të Teatrove. Në vitin 2013 u mbajt konferenca në lidhjen Evropian të Teatrove dhe ne u anëtarësuam në këtë lidhje.
“Kadri Roshi ka lënë amanet të ndërtohet një Teatër i ri”
Regjisori dhe aktori i njohur i skenës shqiptare, Gëzim Kame duke folur dje në dëgjesën e artistëve dhe arkitektëve, rrëfeu mes të tjerave edhe amanetin e një prej korifejve të aktrimit shqiptar, Kadri Roshit.
Agim Qiriaqi para 16 vitesh: Çdo përpjekje për shembjen e kësaj godine janë një aferë e ndyrë…
Po ashtu, ndër fjalimet më të drejtpërdrejta dhe kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, ishte ai i aktorit të madh Agim Qirjaqi i cili përpjekjet për shembjen e godinës do ta konsideronte një aferë të ndyrë.
“Teatri ka ekzistuar dhe do të ekzistojë, sepse ka një publik të mrekullueshëm!”. Kështu u shpreh Agim Qirjaqi.
Përgatiti: AlpeNews.al