Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në orën 17:00 të pasdites së sotme ka zhvilluar një takim te Prokuroria e Krimeve të Rënda me drejtuesen e këtij institucioni, Donika Prela.
E ndërsa nuk ka ende shumë detaje nga tema e diskutimit mes Veliut dhe Prelës, takimi vjen pas debatit mbi çështjen Shullazi.
Pasditen e sotme, Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku urdhëroi transferimin e përkohshëm në rrethe të prokurorëve të cilët refuzuan hedhjen e shortit për dosjen e Shullazit.


