• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI PËR NDARJEN TERRITORIALE/ Rusia zyrtare konfirmon: Putin dhe Trump nuk folën për “copëtimin” e Kosovës
Home
Rajon

DEBATI PËR NDARJEN TERRITORIALE/ Rusia zyrtare konfirmon: Putin dhe Trump nuk folën për “copëtimin” e Kosovës

27 July, 2018 g.autor Rajon

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, ka reaguar pas raportimit të Gazetës Express se presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ai rus, Vladimir Putin, kanë diskutuar për çështjen e ndarjes së Kosovës.

Në këtë reagim thuhet se nuk ka një marrëveshje të fshehtë mes SHBA-së dhe Rusisë për Ballkanin dhe se Rusia i përkrah negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, pa ndërhyrë në to.

Në këtë reagim thuhet se dy presidentët nuk kanë folur për çështjen e ndarjes së Kosovës që tash e një kohë po raportohet dhe Rusia mohon se përfshihet në temat, që sipas këtij reagimi, i takojnë Kosovës dhe Rusisë që po dialogojnë direkt me njëra-tjetrën.

Reagimi i plotë i MPJ-së së Rusisë:

Ne kemi lexuar raportime të mediave ruse duke u bazuar në një publikimin të Gazetës Express në Kosovë. Duke cituar “burime diplomatike”, ky artikull thotë se, gjatë samitit të mbajtur me 16 korrik në Helsinki, Presidenti i SHBA-së u pajtua me propozimet që Beogradi do të njoh pavarësinë e Kosovës në këmbim të pjesës veriore ku jetojnë serbët

Ne deklarojmë me përgjegjësi të plotë se sikurse të tjerat hamendësime të medieve për një marrëveshje të veçantë të arritur në Helsinki, edhe kjo është një dezinformatë.

Të gjitha çështjet për statusin final të Kosovës duhet të zgjidhen sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në këtë kontekst, Beogradi dhe Prishtina janë dakorduar për dialog të drejtpërdrejtë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian. Rusia vazhdimisht përkrah këtë proces të negociatave dhe insiston që të përmbushën të gjitha marrëveshjet e arritura gjatë këtij procesi. Rusia kurrë nuk do të provojë të diskutojë mbi këtë temë pas shpinës së dy palëve.

Ne po iu kërkojmë medieve që të përmbahen në spekulimet për dyshimet rreth një marrëveshje të fshehtë mes Moskës dhe Uashingtonit.

Nuk duhet të mendohet për trende të rrezikshme që kanë për qëllim t’i destabilitojnë marrëdhëniet Rusi-SHBA, nga gjendja e të cilave tani varet shumë siguria ndërkombëtare. E as nuk duhet të nxiten tensione në një regjion të komplikuar siç është Ballkani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BOMBA E MERKATOS"/ Harry Kane tek Manchester United, ja kush e bën fakt të kryer
Previous article GRUSHTA dhe KACAFYTJE/ Lojtari KROAT MASAKRON kundërshtarin SERB (VIDEO)

g.autor

Postime të ngjashme

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT