• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI PËR “MEMET”/ Rama: U habita nga ky lajm. Më pëlqen të argëtohem me to
Home
Politikë

DEBATI PËR “MEMET”/ Rama: U habita nga ky lajm. Më pëlqen të argëtohem me to

3 December, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

I ftuar në “Politik On” në RTV Ora, kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe një herë lajmit që bëri bujë ditën e sotme dhe që lidhet me dënimin me burg të atyre që prodhojnë dhe shpërndajnë meme në rrjetet sociale.

Sipas kryeministrit, një gjë e tillë është e pamundur të ndodhë ndërsa rrëfeu se është fan i tyre.

Edi Rama: Jo, jo. Absolutisht! Siç ka ndodhur me ata që janë habitur apo mahnitur nga ky lajm. Edhe mua kur ma thanë, e para sepse është e pamundur, teorikisht dhe praktikisht ti ndalosh memet. Por e dyta sepse, unë jam një njeri që më pëlqen të argëtohem me memet dhe shijues i kahershëm i humorit dhe humorit vizual po themi.

Kam patur shumë dëshirë dhe e kam ende dëshirën që Bujar Kapexhiu të ekspozojë të gjitha karikaturat për mua në sallën e ekspozitave në kryeministri. Ai e di. Mbase e ka marrë si shaka, nuk e di por për të ardhur te pyetja juaja, e para nuk bëhet fjalë për një projekt.

Teksa Lela i lexoi atë çfarë përmban neni 238 në projektligjin në fjalë: 1. Publikimi në cdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin e një personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është një montazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se eshtë i tillë, përbën kundrvajtje penale dhe dënohet me burgim deri në 1 vit, Rama u shpreh:

“Bëhet fjalë për një material të shkruar nga një grup pune, i cili po punon për Kodin e ri Penal dhe e dyta, edhe në atë material që nuk është akoma një projekt i Ministrisë së Drejtësisë dhe aq më tepër i qeverisë. Është nen i marrë që e kanë shumë Kode Penale të Europës. E ka Franca… Dhe sigurisht që nuk lidhet me memet”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “45 VRASJE PËR 2020”/ Lleshaj: Rendi është në vlerat më të mira historike
Previous article EUROPA LEAGUE/ Ndeshje spektakolare. Milan mposht me "POKER" Celtic dhe siguron kualifikimin

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

DYSHIME PËR RRËMBIM/ Humbet kontakti me Inez Hajrullën, policia verifikon pistën e zhdukjes së tij Aktualitet

DYSHIME PËR RRËMBIM/ Humbet kontakti me Inez Hajrullën, policia verifikon pistën e zhdukjes së tij

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja sa do të shiten nafta dhe benzina Breaking News

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT