• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI PËR KUFIJTË/ Vesna Peshiç kundër ndarjes së Kosovës: Është koncept millosheviçian dhe sheshelian
Home
Rajon

DEBATI PËR KUFIJTË/ Vesna Peshiç kundër ndarjes së Kosovës: Është koncept millosheviçian dhe sheshelian

25 August, 2018 k.autor Rajon

Politikania dhe sociologia e njohur nga Beogradi thotë se vendosja e kufijve të rinj në Ballkan do të shkaktonte vuajtje të mëdha, shkatërrim dhe jostabilitet.

«Unë jo vetëm që e hedh poshtë, por ndjej neveri ndaj idesë së ‘vendosjes së kufijve etnikë’. Përherë e kam hedhur poshtë konceptin radikal (sheshelian, v.j.) dhe millosheviqian të ‘shtetit etnik’, përkatësisht njëfarë pronësie etnike mbi territoret si dhe luftërat e tyre të përgjakshme dhe kriminale që zhvilluan për të zaptuar dhe bashkuar ‘tokat etnike serbe’», deklaroi Vesna Peshiq në një intervistë me revistën «Vreme» të Beogradit. Kjo politikane dhe sociologe e njohur nga Beogradi tha se praktika e vendosjes së kufijve etnikë është dëshmuar si e dhunshme dhe kriminale. Rikufizimi etniko-territorial, sipas Peshiq, ka shkaktuar vuajtje të mëdha të njerëzve, shkatërrim dhe jostabilitet të Serbisë dhe vendeve fqinje që u themeluan në truallin e ish-Jugosllavisë. «Pa shihni tani sërish duan të njëjtën: ta copëtojnë Kosovën dhe Serbinë në pjesëza etnike të tokës, t’i shkëmbejnë toka si në Pazar dhe të shpërngulin njerëz. Kjo është absolutisht e papranueshme».

Peshiq tha se tani problem qëndron aty se nuk duhet cila është instanca që duhet të marrë vendim për të ndaluar destabilizimin e ri, dhunën dhe luftërat në këto pjesë të botës. «Shpresoj se BE do të reagojë kundër këtyre dakordimeve, veçanërisht më duket se Gjermania nuk do të lejojë ‘rikufizimet’ etnike dhe rikthimin e konflikteve në Ballkan».

Peshiq është e bindur se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk ka pasur guxim ta nënshkruajë marrëveshjen e obligueshme me Kosovën për normalizimin e raporteve. Me këtë marrëveshje Serbia do të obligohej të mos pengojë Kosovën të hyjë në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe anëtarësimin në OKB, pa pranim formal të Kosovës. «Kështu Serbia do t’ia hapte vetes rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe do të shmangte këtë problem (të Kosovës, v.j.), i cili me vite bllokon Serbinë dhe e vë në pozicion që me të luajnë Fuqitë e Mëdha, kur dihet se Kosova është humbur në luftën e vitit 1999. Pas humbjes së luftës patëm Planin e Ahtisaarit, i cili ishte shumë i përshtatshëm për pakicën serbe në Kosovë, por atë e hodhi poshtë Vojisllav Koshtunica dhe bashkë me të edhe partitë e tjera. Është e vërtetë që Plani i Ahtisaarit parashihte pavarësinë Kosovës, te e cila do të rrihej me stabilizimin e rrethanave deri në atë masë, saqë s’do të kishte më nevojë për forca të huaja ushtarake në atë territori. Koshtunica dhe vëllazëri të tjera nacionaliste as që donin të dëgjonin për pavarësinë e Kosovës, ndonëse sovraniteti mbi atë territor është humbur dhe s’do të kthehet. Sipas platformës politike të Koshtunicës kurrë nuk mund të jepet asnjë pëllëmbë e Kosovës, ajo përherë mbetet serbe, gjë që është shkruar edhe në Kushtetutën aktuale. Tani e kemi Vuçiqin, i cili i është kthyer konceptit të preferuar radikal të ‘rikufizimit etnik’, duke menduar se kështu do ta ketë pas vetes shumicën dhe do të mbesë në pushtet, sepse, sipas tij, ne s’kishim asgjë, ndërsa tani kemi marrë diçka falë luftës së tij si luan për një copë të tokës së Kosovës».

Peshiq tha se që nga fillimi i dialogut në Bruksel Vuçiqi ka qenë joserioz. Ai ka pranuar Marrëveshjen e Brukselit për shkak të përkrahjes perëndimore, por ia ka dashur atë që radikalët e donin përherë: «rikufizimin etnik» dhe krijimin e një Serbie sa më të madhe dhe etnikisht të pastër. Peshiq apeloi që Serbia sa më shpejtë të pranojë konceptet paqedashëse të BE-së dhe elementet e Planit të Ahtisaarit. Ajo tha se gjendja në politikën ndërkombëtare po ndryshon dhe çmimin e paguajnë shtetet e vogla. «Për këtë arsye është urgjentisht e nevojshme te dalim nga ky budallallëk nacionalist dhe autoritar dhe të gjejmë rrugë të reja, të cilat më shumë do t’i përshtateshin botës,  e cila po ndryshon me shpejtësi të pabesueshme».

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITJA E ÇMIMEVE/ Ardhja e "5G" mund të ndikojë në vlerën e celularëve
Previous article E RËNDË NË QAFË THANË/ Del nga rruga makina. 3 të plagosur, mes tyre një i mitur

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT