• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI PËR KUFIJTË/ Thaçi nesër negocion me Vuciqin për ndarjen e Kosovës
Home
Rajon

DEBATI PËR KUFIJTË/ Thaçi nesër negocion me Vuciqin për ndarjen e Kosovës

6 September, 2018 k.autor Rajon

Gjatë kohës sa pozita dhe opozita po akuzojnë njëra-tjetrën për bllokim të Kuvendit dhe nuk po bashkëpunojnë mes vete, Thaçit dhe Vuçiqit u kanë mbetur edhe pak orë për t’u takuar në Bruksel.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq, do të takohen nesër (7 shtator) në Bruksel. Ky takim është mundësuar nga pozita dhe opozita. Këmbëngulësia e dy palëve ka bërë që të dështojë Kuvendi por jo edhe axhenda e Thaçit. Ai nesër do ta ketë mundësinë të flas çka të dojë me homologun e tij Vuçiqin, përfshirë shkëmbimin e territoreve dhe ndarjen e Kosovës.

Edhe këtë javë deputetët e kanë dëshmuar se janë të zotë ta bllokojnë Kuvendin. Tri ditë rradhazi Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta miratojë rezolutën kundër Thaçit si dhe ka dështuar të çojë përpara edhe ekipin negociator me Serbinë të emëruar së fundmi nga kryeministri, Ramush Haradinaj. Kjo për shkak të mungesës së kuorumit.

Para disa minutave shefat e Grupeve Parlamentare nga PDK dhe LDK kanë dalë me deklaratë për media duke thënë nuk është arritur asnjë marrëveshje në mes opozitës dhe pozitës. Dy palët po e akuzojnë njëra-tjetrën për bllokadë.

Pak para se të dalin me këtë deklaratë, kryeparlamentari Kadri Veseli, kishte propozuar që asnjëra palë të mos e bllokojnë punën e Kuvendit, por që të marrin pjesë aktive në seancë. Ai tha se duhet të vendoset që dy çështjet e ngritura të diskutohen veç e veç dhe të votohen nga deputetët dhe rezultati i votimit të jetë u obligueshëm për të gjitha palët. Por as kjo nuk u rezlizua.

Për ta ndalur Thaçin, Vetëvendosje po thërret protestë masive kundër tij, por nuk dihet nëse kjo ide do ta ketë përkrahjen e LDK-së. Kjo pasi Agim Veliu tha se rrugët nuk janë zgjidhje dhe një gjë e tillë nuk duhet të ndodh tani për tani.

Sidoqoftë, takimi ndërmjet presidentëve është bërë i ditur javë më parë nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mësoni hilet e vajzave që kanë gjithmonë një make-up perfekt
Previous article Prada na tregon tendencat e vjeshtës/ Koleksioni është thjesht "i mahnitshëm" (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT