• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI PËR KUFIJTË/ Tahiri: Haradinaj po flet troç, eksperimentimi me territorin është problem serioz
Home
Rajon

DEBATI PËR KUFIJTË/ Tahiri: Haradinaj po flet troç, eksperimentimi me territorin është problem serioz

3 September, 2018 k.autor Rajon

Tani është radha që Kosova të konsolidohet, pozitë dhe opozitë duhet të bëhen bashkë për dialogun me Serbinë. Kështu thotë Besnik Tahiri – koordinator nacional për reforma shtetërore, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për përbërjen e re të ekipit dialogues për bisedimet me Serbinë.

“Tani është rasti ideal që përfaqësuesit politikë të qeverisë, bashkë me vendet e rezervuara për partitë parlamentare të mbushen dhe Kosova të konsolidohet. Mendoj që partitë opozitare do të përgjigjen sepse jemi të vetëdijshëm që ka një debat që e ka quar “peshë” opinionin publik. Është mirë që ka nesër seancë. Parlamenti duhet ta ketë rolin e vet”, ka thënë Tahiri në Info Magazine.

“Haradinaj është deklaruar tash e një kohë që është i përkushtuar t’i përfundojë disa punë të akumuluara për shumë vjet. Nuk mundesh t’i kryesh dy detyra në të njëjtën kohë”, ka thënë ai duke folur rreth vendimit të kryeministrit Haradinaj që personalisht të mos jetë në krye të delegacionit.

“Dhe tash ne duhet ta konsolidojmë pozicionin tonë politik”.

Sa i përket propozimit të zëvendëskryeministri Fatmir Limaj të jetë në krye të ekipit dialogut, Tahiri ka pohuar: “E para të gjithë këta njerëz kanë fuqi politike. Limaj është zëvendëskryeministër – të gjithë kanë bazë elektorale. Për mua është i habitshëm abstenimi – ikja nga përgjegjësia. Ky ekip duhet të mandatohet. Ata do të kornizojnë një platformë bashkë me opozitën”.

“Haradinaj nuk është i ashpër, ai po flet troç, shqip, po tregon që prekja e territorit, “eksperimentimi me territor” është problem serioz”.

Në procesin e dialogut nuk ka qartësi, edhe Qeveria po do të sjell qartësi. Ky ekip do të sjellë qartësi në pozicionin politik karshi dialogut me Serbinë. Ekipi i ri do të përpilojë një platformë politike që do të diskutohet në Qeveri dhe Kuvend. Ne nuk mund të sillemi duke injoruar një fakt: E kemi një president i cili po diskuton me Vuçiqin – i cili do të vjen në Kosovë – dhe do të takohet në Bruksel me të. Qartësimi i pozicionit të Kosovës, e ndihmon Kosovën. Thyerjet e brendshme nuk e forcojnë pozicionin e Kosovës”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË/ Autobusi përplaset me shtyllën, vdesin 5 persona, 19 të tjerë plagosen
Previous article "Syri i keq"/Moderatori i “Fiks Fare” bie nga karrigia në mes të emisionit (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT