• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI PËR KUFIJTË/ Ish- ministri i PD: Berisha nuk ushqente simpati për Thaçin….
Home
Shqipëri

DEBATI PËR KUFIJTË/ Ish- ministri i PD: Berisha nuk ushqente simpati për Thaçin….

8 August, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Deklaratat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për “korrigjimin e kufijve” me Serbinë kanë sjellë reagime të shumta të faktorit shqiptar por jo vetëm.

Mes të parëve që reaguan ishte edhe ish-kryeminsitri Sali Berisha i cili e kritikoi ashpër idenë e Thaçit. Por, kreu i shtetit të Kosovës iu kundërpërgjigj ashpër.

Edhe pse nuk i përmendi emrin, ai bëri një status në rrjetet sociale duke e akuzuar si personin që “furnizoi me naftë makinerinë e luftës së Millosheviçit, duke thyer embargon e naftës”.

Po ashtu, ai foli edhe për arrestimin e ushtarëve të UÇK në Shqipëri dhe trajtimin e saj si organizatë terroriste.

Lidhur me këtë debat ka dhënë një koment edhe ish-ministri i Jashtëm në kohën e qeverisjes së Berishës, Besnik Mustafai. AI tha se nuk ka informacion për arrestime, por tha se në Shqiëpri janë stërvitur ushtarë të UÇK, madje edhe nga struktura shtetërore.

Por, sa i takon raporteve Berisha-Thaçi, ai shtoi se “Berisha nuk ushqente simpati për Thaçin, këtë mund ta them”.

I ftuar në studion e lajmeve në News24, Mustafaj tha se është më rëndësi që Presidenti Hashim Thaçi ta sqarojë një herë e mirë publikun se si do të procedohet nëse merret një vendim për korrigjim kufijsh.

Po ashtu, ai e konsideroi Serbinë një vend negociator shumë të vështirë.

“Thaçi duhet të sqarojë para opinionit publik se si e mendojnë këtë bashkim të territoreve të Preshevës me Kosovën, e dyta nëse ka ndonjë dëmshpërblim për Serbinë, dhe pse përkon me insistimin e ministrit të Jashtëm Daçiç, për rregullimet territoriale.

Ikja nga Kosova e pjesës veriore, është ikje me rëndësi vitale për shtetin e Kosovës, se janë burime ujore atje lart. Kosova thahet nga etja pa ato burime. Ikën pjesë me rëndësi jetike për mbijetesën e Kosovës. 

Terreni konkret do e komplikojë punën dhe do ketë kundërshti nga brenda. Do ketë pasoja në nivel ndërkombëtar. 

Jam i bindur se përpjekjet që bëhen në këtë drejtim, bëhen për realizimin e një objektivi të shtetit serb prej vitesh.

Nuk kam informacion nëse departamenti i shtetit është dakord me diçka të tillë. Por nëse dy venden bien dakord me mirëkuptim, s’besoj se kundështohet nga ndërkombëtarët,” tha Mustafaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇMEND" INSTAGRAM-in/ Beatrix Ramosaj poston FOTON nga pushimet
Previous article ÇMENDURIA E RADHËS/ REALI shet fanellat e një lojtari që NUK EGZISTON

F.autor

Postime të ngjashme

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik Politikë

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet Breaking News

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale Politikë

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT