• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI PËR KUFIJTË/ Arifi: Nuk lëmë asnjë shqiptar në Serbi, s’do ketë ndarje të luginës
Home
Rajon

DEBATI PËR KUFIJTË/ Arifi: Nuk lëmë asnjë shqiptar në Serbi, s’do ketë ndarje të luginës

23 August, 2018 k.autor Rajon

Kryetari i Komunës së Luginës së Preshevës Shqiprim Arifi ka deklaruar në ‘Fax News’ se në takimin me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati ka kërkuar që qeveria e Shqipërisë të jetë më konkrete për të ndihmuar Luginën e Preshevës pasi janë minoriteti më i nëpërkëmbur në rajon dhe as Shqipëria dhe as Kosova nuk kanë bërë sa duhet për shqiptarët në këto troje.

Referuar çështjes së fundit që lidhet me kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, Shqiprim Arifi deklaroi se nuk do të lejohet në asnjë rast ndarja e Luginës së Preshëvës në rast se realizohet ideja e presidentit të Kosovës për ‘korrigjim kufijsh’.

Nga ana tjetër Arifi deklaroi se në takimin me Bushatin është kërkuar informacion mbi qëndrimin e Shqipërisë për dialogun mes Kosovës dhe Shqipërisë, për të sinkronizuar edhe qëndrimin e shqiptarëve të luginës.

“Kemi dashur që të merremi vesh se cili është qëndrimi i Shqipërisë në lidhje me këtë dialog. Parcelizimi i Luginës së Preshevës nuk duhet të bëhet në asnjë mënyrë, shkëmbimi i territoreve është në dëm të kombit shqiptar. Lugina nëse nuk përfshihet në tërësi atëherë të mbetemi aty ku gjendemi”, tha Arifi.

Nga ana tjetër ai deklaroi se me Bushatin është diskutuar dhe qasja e Shqipërisë ndaj Luginës së Preshevës, ku Arifi kujtoi privilegjet që kanë serbët e Kosovës dhe sipas tij Shqipëria duhet të kërkojë gjëra konkrete për shqiptarët dhe jo vetëm të bëhet politikë me deklarata patriotike.

Sa i përket qëndrimit për kufijtë e Kosovës, Shqiprim Arifi deklaroi se edhe sot Bushati i qëndroi idesëe kundër ndryshimit të kufijve.

“Ministri Bushati e ka shprehur që është kundër ndryshimit të kufirit, edhe sot i qëndroi asaj ideje, edhe ne jemi që të mos shkëmbejmë territore, për ta mbrojtur integritetin e territorit në tërësi të Kosovës”, tha Arifi.

Referuar deklaratave të Thaçit për bashkimin e Luginës së Preshëvës, Medvegjën Bujanocit me Kosovën, kryekomunari I Preshevës u shpreh se e ka përshëndetur deklaratën e Thaçit pasi bëri temë Luginën e Preshevës, por nënvizoi se nëse kjo ide nënkupton cënimin e interesit kombëtar duke shkuar drejt ndarjes së Kosovës, atëherë do ta kundërshtojë.

“Aq sa kuptova, e përshëndesim që është bërë temë Luginae Preshevës, kjo është në rregull, por tani duhet të bëjmë politikë reale, duke patur parasysh edhe qëndrimin e ndërkombëtarëve.

Qeveria e Shqipërisë në bazë të rrethanave duhet të sinkronizohet me shqiptarët e Luginës së Preshevës. Por duhet të jemi të qetë dhe realist, sepse mund të dëmtohet interesi kombëtar.

Hashim Thaçi e bazon kërkesën e tij në bazë të referendumit të vitit 1992 që ka qenë i qartë që Lugina e Preshevës dhe tre komunat e saj të bëhen pjesë e Kosovës. Ky vendim është një vendim demokratik dhe i institucionalizuar. Për këtë arsye e kam përshëndet që Thaçi e ka bërë temë Luginën e Preshevës. Kam kërkuar që të bëhet temë e dialogut.

Nuk do të ketë copëtim të luginës, nuk do ta lejojmë në asnjë formë, ka ide të të tilla, por nuk ka copëtim, nuk lëmë asnjë shqiptar në anën e Serbisë”, u shpreh ai.

I pyetur nëse është e lehtë që Serbia të lejojë që të 3 komunat, duke përjashtuar ndarjen e tyre, ti lejojë të bashkohen me Kosovën, Arifi dha këtë përgjgije “ Nuk është asgjë e lehtë, por nuk është kjo pyetja, çështja është, a është në rregull parimisht dhe a e dëmton interesin kombëtar, nëse nuk kemi dobi të interesit kombëtar atëherë duhet të ndalemi dhe ti shohim gjërat nga një perspektivë reale.

Për ndarje kufish në bazë etnike është një ide e kaluar dhe nuk besoj se do të ketë mbështetje.

 Nëse mirren vesh për parcelizim ne do ta kundërshtojmë marrëveshjen, edhe për shkëmbim territoresh do ta kundërshtojmë. Besoj që çdo marrëveshje që arrihet të përfaqësojë të gjithë vullnetet. Ne jemi të nenglizhuar edhe nga qeveria e Serbisë por edhe e Kosovës dhe e Shqipërisë”, tha Shqiprim Arifi.

Një tjetër kërkesë që ai adresoi ishte dhe që lugina e Preshevës të përfshihet në buxhetin e Kosovës dhe Shqipërisë dhe të hapet një zyrë kordinative që të adresojë kërkesate  Luginës së Preshevës.

“I thamë qartë që Lugina e Preshevës të përfshihet në buxhetin e Kosovës dhe Shqipërisë. Gjithashtu të hapim një zyrë kordinative që të merret me kërkesat tona”, tha ndër të tjera Arifi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përvesh mëngët dhe bëhet kamariere/ Këngëtarja e njohur shqiptare lë mikrofonin për tabakanë (FOTO)
Previous article SENSUALE DHE JOSHËSE/ Chicharito Hernandez "SHËNON GOL" jashtë fushe (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT