Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, i ftuar në një emision televiziv, ka folur mbi çështjen shumë të diskutuar të kohëve të fundit atë të rishikimit të kufirit Serbi-Kosovë.
Nuk e kuptoj çfarë po ndodh, as ata nuk e dinë vtë. Në krye të ekipit negociator do të jetë zv.kryeministri Limaj. Pra ata duan të krijojnë përshtypjen që Thaçi nuk do të shkojë i vetmuar në Bruksel. Me tezën e korrigjimit të kufijve në kthehemi në vitin 2007, kohë kur statusi i Kosovës ishte i papërcaktuar. Por edhe në atë kohë politika e jashtme ka qënë kjo: Serbia të njohë pavarësinë dhe të dëmshpërblejë Kosovën për dëmet e luftës. Tani ka ndryshuar porsi një fëmijë kur ndërron drejtimin me biçikletë. Pra ne themi se Serbia ka pasur të drejtë që nuk na ka njohur se nuk i kemi pasur në rregull kufijtë. Kryeministri Rama tha një fjali kur takoi Vuçiç. Ajo ishte kryesorja dhe hapi i parë.


