Politika shqiptare ka vendosur te flase permes gjuhes se simbolikave, klipeve dhe videove, te cilat zene tere hapesiren e rrjeteve sociale, ne kete perplasje politike.
Në kulmin e debateve për çështjen e detit dhe zërat se në marrëveshjen e re me Greqinë do të ketë lëvizje të koordinatave, presidenti Ilir Meta zgjedh një video që flet për flamurin dhe Shqipërinë për të përshëndetur.
Ai ka uruar ditë të mbarë me një klip të përgatitur nga nxënësit e shkolle “Turgut Ozal” me rastin e Vitit të Skënderbeut. Ndër të tjera, kënga thotë “Lart do ta ngremë flamurin kuq e zi”.
“Të dashur miq, ju uroj mirëmëngjes dhe një ditë mbarë, me këtë klip të mrekullueshëm, të përgatitur për Vitin e Skënderbeut nga stafi dhe nxënësit e Kolegjit “Turgut Özal”.”, shkruan Meta.
Të dashur miq, ju uroj mirëmëngjes dhe një ditë mbarë, me këtë klip të mrekullueshëm, të përgatitur për Vitin e Skënderbeut, nga stafi dhe nxënësit e Kolegjit "Turgut Özal".
Posted by Ilir Meta on Tuesday, January 30, 2018



