• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Debati për “Çmimin Kadare”/ Kritika e fortë e Natasha Lakos: Pedagogët e letërsisë jetojnë në…
Home
Kulturë
Trashegimi

Debati për “Çmimin Kadare”/ Kritika e fortë e Natasha Lakos: Pedagogët e letërsisë jetojnë në…

7 July, 2018 g.autor Art, Kulturë, Libri, Trashegimi

Në katër vite jetë, çmimi letrar ‘Kadare’ ka provokuar debate mbi letërsinë e mirë, por dhe mënyrën e organizimit të institucioneve që kanë të bëjnë me vlerësimin.

Mapo Letrare sjell sot një ballafaqim në lidhje me këtë çështje. Mjaft interesante është pikëpamja e shkrimtares Natasha Lako.

Poetja Natasha Lako kërkon më shumë promocion për çmimet letrare, duke thënë se mungon ajo festa e letërsisë.

“Duhet të ketë më tepër promocion dhe përgatitje që një çmim letrar të kthehet në një festë të vërtetë të letërsisë. Mungojnë emisionet për këto ngjarje…”, thotë ajo.

Sipas saj, gjithnjë do të ketë pakënaqësi për juritë. “Rëndësi ka t’u jepet çmim veprave që mbeten dhe lexuesi që në Shqipëri nuk beson në asgjë, të bindet”, thotë ajo.

Pra çmimi letrar është i lidhur me organizime të hapura dhe sistematike të shkrimtarëve, sepse bibliotekat nuk mungojnë.

“Gjendja me librin do të vijojë të jetë kaotike për sa kohë ka botime me pagesë nga çdokush. Pedagogët e letërsisë në universitet jetojnë në rrethe të mbyllura, aq sa bëhen të dyshimtë. P.sh. ata të Filologjisë më tepër flasin për politikë sesa letërsi. Pra mendoj se ka humbur besueshmëria për çdo çmim, pavarësisht letërsisë së mirë. Lexuesi në ka të tillë, e di se kush do të marrë çmim nga mënyra dhe cikli i përsëritur i atyre që zgjidhen nëpër juri. Sado që po përpiqet Universiteti Europian i Tiranës, nuk ka prestigj çdo çmim, madje edhe pse emri Kadare është i madh. Kjo ndodh për fajin e klimës që është krijuar ndaj veprave dhe autorëve shqiptarë. Duhet që klima letrare të jetë më e pranishme ashtu siç ndodh me atmosferën e futbollit apo volejbollit të sotëm. E them këtë duke ndjekur jetën aktive letrare sot çdo gjë do të vijë duke u zhvleftësuar, sepse njerëzit po mësohen me mungesën e një biblioteke të vërtetë, pasi e dinë që librat mund të qullen dhe të digjen si t’u dojë qejfi”, thotë Lako.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arsenali kërkon yllin argjentinas, por lojtari jep përgjigjen befasuese
Previous article Reperi shqiptar thumbon kolegët që blejnë klikimet dhe transformohet në polic

g.autor

Postime të ngjashme

KËRKIME ARKEOLOGJIKE NË LIN/ Siti palafit shtrihet në 6 hektarë! Kërkimet të fokusuara te pjesa nënujore, studimet gjeofizike dhe modelimi '3D' Kulturë

KËRKIME ARKEOLOGJIKE NË LIN/ Siti palafit shtrihet në 6 hektarë! Kërkimet të fokusuara te pjesa nënujore, studimet gjeofizike dhe modelimi '3D'

SHTATORJA E TEUTËS ILIRE NË LEZHË/ Vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema! Kulturë

SHTATORJA E TEUTËS ILIRE NË LEZHË/ Vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema!

FESTIVALI I FILMIT/ “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja” fiton çmimin kryesor. Mbyll siparin edicioni i 14-të Kulturë

FESTIVALI I FILMIT/ “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja” fiton çmimin kryesor. Mbyll siparin edicioni i 14-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT