• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI PËR BUTRINTIN/ Rama: S’ka marrëveshje sekrete. Ju ka zënë sytë lufta me SHBA-në…
Home
Politikë

DEBATI PËR BUTRINTIN/ Rama: S’ka marrëveshje sekrete. Ju ka zënë sytë lufta me SHBA-në…

28 April, 2022 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama teksa fliste për Butrintin në Parlament nuk i ka ndalur fyerjet ndaj deputetëve të opozitës.

Ai tha se nuk ka marrëveshje sekrete për këtë çështje, ndërsa i cilësoi deputetët demokratë si “të afektuar nga budallëku”.

“Kartela klinike?! Këtë e kam dëgjuar den baba den nga ai që ka vdekur dhe ë e dëgjoj te ju. Kur përplaseni me njëri-tjetrin jeni pjesë e së njëjtës gjë. Tani edhe këtë të kartelës e kam dëgjuar te ju kam kohë. Kjo e kartelës tregon edhe njëherë se pse jeni e njëjta gjë, edhe kur jeni të ndarë. Ju flisni të njëjtat fjalë dhe njerëzit kur ndahen për shkak mospajtimesh politike kulturore estetike, nuk i dallon dot po qe se dallohen vetëm nga fytyra. Këtë e dëgjoj si shembullin e asaj që thash, që budallëku në kopenë tuaj është sëmundje ngjitëse. Kjo është. Ky është fakt të cilin e vërteton e përditshmja juaj, pavarësisht se në cilën anë jeni. Dua të merrem me thelbin, për shkak se vazhdon për fat të keq që fjala juaj, budallëku juaj të gjej jehonë nëpër tribuna të ndryshme që janë tribunat e atyre që kanë arsyet e tyre ta përdorin budallëkun tuaj me shpresën se do të nxjerrin diçka. Këtu nuk ka marrëveshje sekrete.

Se ç’a do të bëhet me Butrintin e vendosim ne që e kemi shpëtuar Butrintin nga ju. E mbajmë mend se ç’ishte Butrinti nga pikëpamja e gjendjes kur isha Ministër Kulture. Nuk ka lidhje se nga vini, sa normal keni qenë, në momentin që jeni bërë pjesë e kësaj kopeje jeni afektuar nga baballëku. Kjo do të thotë të jesh në një krizë, e zgjidhni vetë, nuk iu ndihmoj dot. E keni shtrembërim në ADN që për çdo gjë flisni mbrapsht. Nuk keni pse fyheni. E dini se kush është fondacioni? Apo ju ka zënë sytë lufta me Amerikën dhe çdo gjë amerikane ju duket problem? Fondacioni amerikan është një kontributor i rëndësishëm në procesin e vendit, me kohë dhe vakt. është faktor dhe bashkëpunëtor i qeverisë, jo sot por i të gjitha qeverive të Shqipërisë. Ju nuk po akuzoni mes nesh, por po akuzoni se fondacioni amerikan, me qindra miliona dollarë, që janë kontribut i një grupi njerëzisht që jetojnë në SHBA, që mbledhin fonde për Shqipërinë, që nga pikëpamja ekonomike janë ok, na paska hyrë në një marrëveshje sekrete me qeverinë tonë për të hapur bare dhe restorante në Butrint!”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Çfarë qëndron pas vendimit rus për t’i ndërprerë furnizimet me gaz?
Previous article "I KENI NJOHUR BUTRINTIN SI PRONË NJË SUBJEKTI FIZIK"/ Rama ironizon PD: E keni në ADN e partisë të trashëgoni budallallëkun...

s.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT E KRYEBASHKIAKUT/ Rama thyen heshtjen para socialistëve: S’janë të vërteta bisedat mes Gogut dhe Veliajt Politikë

AKUZAT E KRYEBASHKIAKUT/ Rama thyen heshtjen para socialistëve: S’janë të vërteta bisedat mes Gogut dhe Veliajt

ASAMBLEJA E PS/ Rama: Misioni i qartë, muaj vendimtarë për të folur me ata që deri sot s’na kanë dëgjuar Politikë

ASAMBLEJA E PS/ Rama: Misioni i qartë, muaj vendimtarë për të folur me ata që deri sot s’na kanë dëgjuar

"S'MUND T'I GJUASH ME GURË..."/ Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin, nëse duhet të jem flamingo, më quani Politikë

"S'MUND T'I GJUASH ME GURË..."/ Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin, nëse duhet të jem flamingo, më quani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT