Sekretari i marrëdhenieve me median në PS, Alfred Peza i ftuar mbremjen e sotme në “Opinion” u shpreh se menaxhimi i qeverisë në situaten post tërmetit është më i miri i bërë në këto 30 vite.
Peza shtoi se duhet të marrë fund kultura ku krimi ndahet në rozë dhe blu.
Pjesë nga fjala e tij:
Ështe fakt që qeveria ka qene qe ne minutat e para në terren për të zhvilluar megaoperacionin. Ështe menaxhimi më i mire i mundshëm nga strukturat e qeverisë dhe shtetit shqiptar në këto 30 vjet.
Plani i rindertimit te jete sa më i qartë dhe më i mirë. Me informacionet që kemi, brenda këtij viti do ketë hapa konkrete mbi hetimet për tërmetin.
Ndertues ka edhe majtas edhe djathtas, prandaj duhet ti japim fund kulturës ku krimi është gjithmonë rozë ose blu.