Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e televizionit Klan, ku është i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.
Ky i fundit ka thënë se Berisha do të jetë përballë një paneli gazetarësh në intervistën e mbrëmjes të së enjtes. Intervistën e fundit për emisionin “Opinion”, Berisha e ka dhënë rreth 6 vite më parë kur ka qenë Kryeministër.
Ish-kreu i PD-së dhe ish-Kryeministri Berisha do të flasë për korrigjimin e kufijve të Kosovës, marrëveshjen me Serbinë dhe për zhvillimet brenda PD-së.


