• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI NË KOMISION/ Shllaku: Se kam pas babën murator, Lapaj: Kërkoju falje…
Home
Shqipëri

DEBATI NË KOMISION/ Shllaku: Se kam pas babën murator, Lapaj: Kërkoju falje…

3 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Ashtu si në Komisionet e tjera, edhe në atë Veprimtarisë Prodhuese diskutimi mbi projektligjin e Teatrit solli debate.

Teksa ishin thirrur në dëgjesë grupet e interesit, aktori shkodran Bruno Shllaku u shpreh pro ndërtimit të një godine të re, pasi në bindjen e tij godina aktuale nuk plotëson asnjë parametër për teatër pasi nuk ka qenë e projektuar si i tillë që në ndërtim.

Rreth kësaj deklarate reagoi deputeti demokrat Spaho, duke i thënë se në të njëjtën gjendje është dhe teatri “Migjeni” dhe a do pranonte ai që të shembej.

Por aktori Shllaku tha se paralelizmi nuk qëndron, duke i kujtuar se di ca gjëra më mirë si djalë aktori.

“Nuk e kam pas babën murator” tha ai.

Kaq mjaftoi që ai të përshihej në debat me avokatin Adriatik Lapaj. Ky i fundit i kujtoi aktorit se në këtë Republikë janë të gjithë të barabartë.

Më poshtë debati i plotë në Komision

Bruno Shllaku: Kam një dëshirë të vetme që tu tregoj disa njerëzve që thonë “Unë jam Teatri”, do t’u them se ku është Teatri i vërtetë. Ne që themi që ai teatër të ribëhet ne si përkiskemi Teatrit. Do ti themi ndokujt, unë djali i Dedë Shllakut, Artist i Popullit, shkrimtarit, poetit, interpretues i sa e sa roleve në teatër e kinematografi, themelues i Teatrit “Migjeni” dhe “Skampa”, themelues i estradës dhe teatrit të Ushtarit. Kujt i përkas unë?Cilit teatër mund ti përkas? E di që vetëm Teatrit të Shkodrës nuk i përkas sepse bën genocid ndaj njerëzve që bëjnë punën.Ç’është kjo punë që njerëzit, fatkeqësi e madhe, duan me çdo kusht të krijojnë lindje të vështira me operacione çezariane, pse?Nuk e kuptoj. Mbeta sot mbi 1 orë t’y prit rradhën me u fut në dyert e Tiranës, ku kujtu 2007 natën e Vitit të Ri në Nju Jork, katër orë me hy. 

Mu bë qejfi, thashë edhe këtu qenka kështu. Por jo këtu. Pse ndodhi gjithë ajo dallavahi? Për një mbikalim që u rrënua.Dhe ngelim ne që nuk na shoqëron policia me na hap rrugën, ne që duartrokitemi, djersijmë dhe ka ndonjë që i krijojnë dhe arreste kardiake gjëra të tilla. E kam shumë të vështirë të them këtë fjalën shembje, është fatalitet.Nuk jam për fjalën shembje. Unë jam për atë që thotë Shekspiri: Teatrin e bëjnë njerezit. 

Më jep thotë një çarçaf, edhe unë do të loz kryeveprën time.Ai teatër është jashtë çdo parametri.I nderuari dhe i madhi Kadri Roshi më thoshte: Bruno më vjen turp të dal në atë skenë, është për ibret të Zotit.Se vë qeveria një dorë. Sot, nuk dua të përkëdhelem me askënd, unë jam ky që jam, jam artist.Nuk i përkas shifrave por emocioneve. Në atë godinë kanë kaluar kollozat e skenës por mos të harrojmë se edhe në stadiumin Wembley kanë kaluar Asat e botës në futboll, 1 miliard e 800 mijë spektatorë kanë kaluar dhe e shemben me e ribë të ri.

Dikush thotë: Nuk e shemben.

Bruno Shllaku: Flisni flisni se unë nuk i përkas biznesit, i përkas artistit.

Spaho: Në të njëjtën gjendje është Teatri “Migjeni”, a je për ta prishur?

Bruno Shllaku: E njëjta zhurmë është bërë kur trupa e teatrit “Migjeni” kanë dasht me e abandonu teatrin e Jezuitëve, një teatër që ka citu poeti jonë kombëtar Gjergj Fishta. Fatkeqësisht që u shemb.Po e njëjta zhurmë është bërë si të lëmë këtë teatër dhe të futemi tek Teatri “Migjeni”. Teatri “Migjeni” sot është një teatër i parametrave fantastikë që na nderon gjithkund.

Spaho: Është më i vjetër teatri “Migjeni”.

Bruno Shllaku: Na lejoni se na kanë vdekur baballarët 90 vjeça në art, se kam pas babën kurrë murator.Teatri “Migjeni” është projektuar si teatër që nga themelet. Teatri Kombëtar ka qenë një fjetore trupërojesh.

Spaho: E ke gabim, shko lexoje.

Bruno Shllaku: Përfitoj nga rasti t’ju lutem shumë për më shumë vëmendje ndaj artistëve, janë në gjendje të mjerueshme, një çast para fatales. Jam totalisht për një teatër të ri siç jam totalisht dhe për njuerëz të rinj në çdo teatër shqiptar.

Adriatik Lapaj: Ky zotëria tu kërkojë falje atyre që kanë prindërit muratorë. Të gjithë në këtë Republikë janë të barabartë, pse çfarë se e ke pas babain aktor?Po ata që e kanë murator.

Bruno Shllaku: Pse bërtet, me kë po flet?

Adriatik Lapaj: Me ty.

Bruno Shllaku: Ti je murator.

Adriatik Lapaj: Unë fola si avokat.

Bruno Shllaku: Flas si artist, matu mirë kur të flasësh me mua. Mos më bëj me shenja, me gishta dhe me këmbë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RRALLË NË SKRAPAR/ VDES 61-vjeçari. Ja me çfarë u helmua...
Previous article LIVE/ Çerekfinalet për Anglinë kalojnë nga sfida e "zjarrit" përballë Kolumbisë

g.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë... Intervista

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë...

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot Politikë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT