• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI NË GREQI/ Mitsotakis kërcënon Tsipras: Mesazhi im për mikun tuaj Rama, Shqipëria ta harrojë BE nëse s’respekton minoritetin
Home
Rajon

DEBATI NË GREQI/ Mitsotakis kërcënon Tsipras: Mesazhi im për mikun tuaj Rama, Shqipëria ta harrojë BE nëse s’respekton minoritetin

19 December, 2018 Isa.Autor Rajon

Në një debat parlamentar që i kushtohej miratimit të buxhetit të vitit 2019, kreu i “Demokracisë së Re”, Kyriakos Mitsotakis, duke kritikuar politikën e qeverisë “Tsipras” i ka çuar përsëri një mesazh të rreptë Tiranës zyrtare dhe është duartrokitur pas kësaj nga i gjithë grupi i tij parlamentar.

“Nuk thatë gjë as për mikun tuaj Rama, e meqë nuk po thoni ju, do ta them unë dhe do të çoj prej këtu një mesazh të qartë në Tiranë.

 

Nëse Shqipëria nuk respekton me vepra, të drejtat e minoritetit kombëtar grek, mund të harrojë ambiciet e saj europiane”, tha Kyriakos Mitsotakis, kreu i opozitës.

Në përgjigjen e tij, kryeministri Tsipras e ka akuzuar udhëheqësin e opozitës për trimëri të shtirur dhe hipokrizi, duke iu kërkuar konservatorëve të mos bëjnë më kot superpatriotët, ndërsa ka theksuar qëndrimin zyrtar të qeverisë së tij në këtë temë.

“Në këtë çështje, Ministria e Jashtme ka bërë hapa edhe në nivel dypalësh, si dhe ka informuar BE-në.

Me mesazh të qartë, nëse nuk ka respekt të minoritetit grek, kryesisht në çështjen e pronësisë, por edhe në atë të ligjit të ri për minoritetet, nuk do të ketë ecuri europiane të vendit fqinj”, tha Alexis Tsipras, kryeministër.

Sa i përket buxhetit të vitit të ardhshëm, ai është votuar nga 154 prej 297 deputetëve të pranishëm, duke regjistruar një tjetër arritje të qeverisë “Tsipras”, sidomos para zgjedhjeve bashkiake dhe atyre për Parlamentin Europian në majin e vitit 2019, si dhe zgjedhjeve të përgjitshme parlamentare që ende nuk dihet nëse do të bëhen në fillim të pranverës si flitet, apo në fillim të vjeshtës kur janë të planifikuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJIGANDËT ANGLEZË NË "GARË"/ Njëri prej tyre ofron 77 milionë euro për Iscon
Previous article PËRBALLJA ME STUDENTËT DHE DIALOGU/ Pakësohen protestuesit para Kryeministrisë, ja pamjet me dron (VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT