• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI MBI KUFIJTË/ Fatos Klosi: Ju tregoj LIDHJET e Berishës me Milosheviçin dhe serbët
Home
Shqipëri

DEBATI MBI KUFIJTË/ Fatos Klosi: Ju tregoj LIDHJET e Berishës me Milosheviçin dhe serbët

9 August, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Akuzat ndërmjet Hashim Thaçit dhe Sali Berishës kanë përhapur një debat politik në Shqipëri. Presidenti i Kosovës, Thaçi i kujtoi Berishës lidhjet me Millosheviç dhe si e furnizonte ai Serbinë me naftë, edhe pse ishte në luftë me Kosovën.

Ish-kryetari i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi hodhi, ka rrëfyer për Sot.al se bëmat e Berishës në këtë çështje tregojnë se ai ka lidhje me Millosheviç.

“Unë nuk mund të them sepse Berisha këto lidhje, edhe nëse ka patur, i ka bërë në mënyrë të kujdesshme. Por, duke marrë të gjitha sjelljet e tij, qoftë kjo që po diskutohet sot, thyerja e embargos për Jugosllavinë tregon që ka lidhje. Shiko e ka thënë edhe Bullatoviç, një nga personazhet më kryesorë të asaj kohe. D.m.th bëmat e Berishës tregojnë që ai ka pasur lidhje. Mesa duket ky ka gisht sepse ky ka përfituar nga kjo punë,”- tha Fatos Klosi.

Sipas tij, nëse vëzhgohen deklaratat apo veprimet e ish-kryeministrit, arrin në përfundimin e lartpërmendur.

“Për sa kohë veprimet e Berishës, sidomos kjo puna me embargon, kanë qenë në favor të Jugosllavisë në atë kohë, është e qartë që Berisha nuk e ka bërë ashtu siç e kam dëgjuar edhe unë që “e çoi naftën në Jugosllavi që të mos kishin ftohtë kosovarët dhe të ngroheshin gjatë dimrit”. Broçkull çdo gjë. Po të mos e kisha dëgjuar këtë shprehje unë, do ta kisha harruar vërtetë që Berisha është prononcuar”, u shpreh Fatos Klosi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERI NIS FESTËN/ MODRIC i prish planin REALIT, ja KËRKESA E FUNDIT e kroatit
Previous article Leonardo di Caprio pa dhëmbë/ Make-up Mario Dedanoviç tregon imazhin që do ‘’t’iu shkrijë’’ së qeshuri (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale Politikë

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale

ARKIVOLI NË TUBIM/ Lamallari: S’mund të përdoret si dekor proteste, sidomos në sy të fëmijëve Politikë

ARKIVOLI NË TUBIM/ Lamallari: S’mund të përdoret si dekor proteste, sidomos në sy të fëmijëve

DEBATI PËR PROJEKTIN NË SAZAN/ Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit Breaking News

DEBATI PËR PROJEKTIN NË SAZAN/ Rama: Nuk është shitur tokë publike, mbetet e shtetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT