• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI/ Lorenc Vangjeli përplaset me Agron Shehajn: Ta plas dyfekun në faqe unë…
Home
Politikë

DEBATI/ Lorenc Vangjeli përplaset me Agron Shehajn: Ta plas dyfekun në faqe unë…

16 May, 2022 F.autor Politikë

Deputeti Agron Shehaj dhe analisti Lorenc Vangjeli janë përfshirë një debat teksa kanë diskutuar lidhur me investitorët strategjikë në vendin tonë. Debati ka nisur me disa akuza që Shehaj ka hedhur ndaj Damian Gjiknurit.

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Shehaj ka deklaruar se kushëriri i Gjiknurit ka marrë status investitor strategjik, por ky fakt u kundërshtuar ashpër nga Vangjeli, i cili deklaroi se ka verifikuar në gjendje civile dhe se Gjiknuri e ka paditur Shehajn ditën e sotme për shpifje.
Debati:

Lorenc Vangjeli: Jemi duke bërë një gjyq publik. Në një proces të mundshëm, zoti Shehaj duhet të tregojë çertifikatë të trungut familjar. Nëse ky person, babai i tij a është vëllai i Gjiknurit? Në të gjithë deklarimet deri tani, ky njeri konsiderohet si djali i xhaxhait të Gjiknurit. Mbi këtë bazë ngrihet hipoteza. Në zyrat e gjendjes civile del tjetër gjë. Në Vlorë flitet goxha dhe më thonë se kompania për të cilën bëhet fjalë, ka në treg prej 30 vitesh, e krijuar nga babai i djalit dhe në këtë zonë kanë operuar duke marrë, toka private atje. Join venture me kompani kryesore, është bërë, ofrojnë pjesë të sipërfaqjes së tokës dhe financimi rreth 28 milionë. Pra ky person nuk ka lidhje. Nuk është djali i xhaxhait të Gjiknurit. Babai i tij nuk është vëllai i babait të Gjiknurit. Kanë apo jo marrëdhënie sepse kanë thither ajër në të njëjtin qytet? Gazetarët e mi më kanë vënë në dispozicion edhe padinë që është depozituar sot. E shoh pak të përpjetë procesin, ju keni barrën e provës. Duhet të vërtetoni fjalinë e parë. Ka disa probleme, statusin si investitor strategjik e ka marrë Albstar, që ka ndërtuar stadiumin. Më dërguan tani një foto, tani që po flisni ju.

Agron Shehaj: Çfarë foto?

Lorenc Vangjeli: Kur e verifikoj unë e them. Pjesa e parë e akuzës bie. Ka vërtetuar që pohimi juaj është i pavërtetë, nuk është djali i xhaxhait. Thua është larguar nga Butrinti, është hequr toka dhe është ndërtuar kjo. Nuk kanë të bëjnë, nuk përputhen njollat. Nuk e përfshin këtë zonë.

Agron Shehaj: Ti po na sjell një padi të Gjiknurit ndaj meje, sepse paskam thënë që e ka djalë xhaxhai. Padia nuk është provë, është pretendim.

Lorenc Vangjeli: Po ta njoftoj padinë. Po them çfarë kam parë.

Agron Shehaj: Unë ballafaqohem me të. Meqë ra fjala, po dorëzoj në SPAK, ta nxjerrë SPAK a ka lidhje Gjiknuri. E ka djalë xhaxhai? E ka kushëri? Mbaje veten ti…

Lorenc Vangjeli: Hahahah fol më pak se ta përdorin si provë.

Agron Shehaj: Nëse dikush ka mbështetur politikisht dhe pastaj shpallet investitor strategjik dhe i jepet pronë publike në përdorim, mendoj se dikush që zgjidhet për të punuar në interes të qytetarëve të mendoj për veten dhe të bëjë ligje për veten. Ty nuk të bën përshtypje, mua më bën shumë përshtypje. Ta hetojë SPAK. Të verifikojë për Gjiknurin, për Xhaçkën.

***

Lorenc Vangjeli: 70 jetë të kalosh në bibliotekë nuk arrin dot të gjesh çfarë mund të them . Unë mbroj të vërtetën. Ta plas dyfekun në faqe unë.

Agron Shehaj: Po më kërcënon ti mua?

Lorenc Vangjeli: Nuk ka lidhje është metaforë. Shpenzo një jetë, të kuptosh metaforën./Opinion.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEKUESTROHET NJË SASI KOKAINE NË PORTIN E DURRËSIT/ Droga në anijen me qymyr, si u pikas nga Task-Forca
Previous article "E MORA VESH QË KËRCEN..."/ Efi flirton me Romeo Veshajn, pamjet

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT