I ftuar në “Opinion”, sekretari për marrëdheniet me median në PS, Alfred Peza foli mbi përgjimet e publikuara dhe shkrimi ku përfshihet edhe emri i Vangjush Dakos.
Peza citoi pjesë të shkrimit investigativ për të treguar se pazëlli është i paplotë. Sipas tij, shumë përgjime janë ende në CD pa u zbardhur nga prokuroria.
Nga ana tjetër, gazetarja që ka kryer investigimin e BIRN, Klodiana Lala u shpreh se kjo nuk ishte e vërtetë dhe se kjo ishte arsyeja përse në shkrim janë perdorur terma si “mund” dhe “dyshohet” pasi janë ende CD të pazbardhura.