• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI I “NXEHTË”/ Alfred Lela- Ramës: Po më dhunon për herë të tretë. Kryeministri: Pse i vajte si trim Policisë?
Home
Politikë

DEBATI I “NXEHTË”/ Alfred Lela- Ramës: Po më dhunon për herë të tretë. Kryeministri: Pse i vajte si trim Policisë?

21 May, 2020 F.autor Politikë

Kryeministri Rama dhe gazetari Alfred Lela kanë debatuar ashpër mbrëmjen e sotme, teksa flisnin për shoqërimin me dhunë të gazetarit nga Policia në protestën e 17 majit në ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar.

“Çfarë kërkon qytetari Lela kur shkon për të kapur prej duarsh tre punonjëse policie. Pra jemi në kushet kur një vajzë është kapur jo nga tre punonjës por nga tre punonjëse policie. Tani për çfarë shkoi zoti Lela aty, për të kërkuar ndonjë intervistë? E di zoti Lela që sipas ligjit Policia e Shtetit në kushtet kur përballet me një turmë protestuesish nuk njeh me asnjë individë. Komunikon vetëm me drejtues të këtij tubimi. Pse e kapërceu gardhin Lela, pse shkoi si trim për të kapur prej duarsh vajzat police”, tha Rama.

Ndërkohë, gazetari Lela reagoi ashpër pas kësaj deklarate të kryeministrit në emisonin Real Story, duke ulur pantallonat pra kryeministrit për t’i treguar shenjat e dhunës nga shoqërimi i Policisë.

“Do të drejtohem me Edi, në njëjës. Se je një njëjës i dëmshëm për këtë vend.  Po më dhunon për herë të tretë”, tha Lela, ndërsa debati vijoi me tone të ashpra.

DEBATI:

Rama: Ti mua gishtin nuk ma drejton dot, e s’më flet dot në emër se kështu flisnin prokurorët e Enver Hoxhës. I drejtohet të ftyuarit pa pikën e etikës.

Lela: Nuk i heq asnjë presje ashtu siç e meriton. Se nuk të pëlqen ai gjesti i futje së asaj vajzës se je për dhunën ndaj tyre. Ajo zonjushë që quhet Silva Caka është marrë nga jashtë rrethimit.

Rama: Këto janë përrallat e tua, unë pash pamjet që më serviri Sokoli

Lela:  Do ti shohësh shenjat e dhunës. Ja ku i ke (gazetari ul pantallonat)

Rama: Ti mund ti heqësh pantallonat

Lela: I heq se nuk më vjen turp nga ty

Rama: Ti… ti… ti duhet të tregosh…

Lela: Më lërë të flas (ngre zërin). Kam raportin.

Rama: Mos bërtit, avash. Mbërtheu, bravo. Mbërtheu. Se ca shenjash ke në trup janë shenjat e mjekësisë ligjore

Lela: Po turp të të vijë se në këtë vend që ti je kryeministër, e quan një dhunë në mes të ditës…

Rama: Unë jam i ftuar këtu për të dhënë opinionin tim

Lela: Është e filmuar në disa kënde

Rama: Unë flas për këndin e filmimit që pash këtu. Se zotërote ske ngrënë as shkelma…

Lela: Po pse tërheqja ime zvarrë s’është dhunë

Rama: Duhet të lexosh

Lela: Çfraë rreziku paraqesja unë?

Rama: Duhet të informohesh se çfarë detyrash ka policia

Lela: Si ja bërë unë të pamundur pocilisë që reagoi ashtu

Rama: Nëse ju zoti Lela pretendoni se tërheqja juaj prej krahësh është dhunë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHEMBJA E TEATRIT/ Sandër Lleshaj: Policia ka shoqëruar me forcë, nuk ka dhunuar
Previous article DORËHIQET ZV. MINISTRJA E ARSIMIT E SHPALLUR "NON GRATA" NGA SHBA/ I ati iu arrestua për falsifikim vizash amerikane

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi Politikë

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT