Kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili, në një shkrim të bërë publik në profilin e tij të Facebook, shkruan se duhet t’i jepet fund debatit për kufijtë e Kosovës dhe Serbisë, pasi edhe vite më parë, Amerika përmes Xhorxh Bushit e kishte thënë qartë se “Kufijtë e Kosovës kanë qenë të përcaktuar shumë qartë” dhe se ”lloji i qeverisjes ka ndryshuar tashmë në Kosovë, si pjesë e planit Ahtisaari ne presim që Kosova e pavarur të respektojë të drejtat e pakicave brenda kufijve të tyre”.
Postimi i Vasilit:
Xhorxh Bush deklaronte prere qe s’ka asnje ekuivok per kufijte e Kosoves!!
Ne 27 shkurt 2008 Presidenti i SHBA Xhorxh Bush deklaronte prere se kufijte e Kosoves jane shume te qarte.
Ja se cfare deklaronte:
“Shtetet e Bashkuara besojnë në shoqëritë e lira dhe besojnë se zgjidhja aktuale për Kosovën do të çojë drejt paqes. Nuk janë vendosur kufijë të rinj. Përmbledhtaz, kufijtë e Kosovës kanë qenë të përcaktuar shumë qartë. Lloji i qeverisjes ka ndryshuar tashmë në Kosovë,si pjesë e planit Ahtisaari ne presim që Kosova e pavarur të respektojë të drejtat e pakicave brenda kufijve të tyre. Në këtë kuptim qëndrimi ynë është i qartë.”
SHBA ka qene shume te qarte dhe nuk i kane vene kurre ne diskutim kufijte e Kosoves.
Diskutimi i kufijve edhe vetem si debat eshte i demshem dhe i gabuar,ndersa si veprim krejtesisht i pamundur.
SHBA si kontribuesit themelore te pavaresise se Kosoves kane qene historikisht shume te qarte dhe te prere per kufijte.
Kjo mjafton per ti dhene fund ketij debati veror.



