• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI I KUFIJVE/ Tritan Shehu: I vetmi që nuk ka dhënë mendim është Rama, duhen të vihen në lëvizje…
Home
Shqipëri

DEBATI I KUFIJVE/ Tritan Shehu: I vetmi që nuk ka dhënë mendim është Rama, duhen të vihen në lëvizje…

4 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Deputeti i PD, Tritan shehu ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social të “Facebook”, për debatin e kufijve. Ai thotë se Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të qëndrojë pasiv përpara një çështje kaq të madhe.

STATUSI I PLOTË:

A po pregatitet realisht nje projekt Rezolute per Kuvendin e Shqiperise nga PD ne lidhje me ceshtjen e “rikonfigurimit” te kufirit Kosove-Serbi?
Kete pyetje ma kane drejtuar sot per mendim gazetare, perfaqesues mediash, kolege apo dhe te tjere….
Prandaj gjykova qe te bej kete postim:
E kam theksuar dhe dite me pare se Kuvendi i Shqiperise nuk mund te qendroje pasiv perpara nje ceshtje kaq te madhe per Kosoven, Shqiperine, shqiptaret e Rajonin tone.
Aq me shume kjo kur nga partneret tane si ShBA, personalitete te tyre nuk kane shprehur asnje entusiazem per kete “projekt”, kur kane deklaruar se nuk do te behen pjese e tij.
Ndersa nga ana tjeter lideret kryesore europiane si Zj.Merkel e kane quajtur ate tejet te rrezikshem edhe per vete stabilitetin e Rajonit.
Ne te njejtat linja kane qene edhe liderat e figurat kryesore politike shqiptare ne Rajon.
Te vetmet zera zyrtare entusiaste per kete “projekt” kane ardhur nga Beogradi, qe ne te vertete ka dhe autoresine e vjeter te tij.
I vetmi qe nuk ka dhene gjykim e mendim eshte Kryeministri i yne, gje qe po te analizohet ne nje kontekst me te gjere, te ben ta klasifikosh ate si bashkeautor.
Ne keto kushte Kuvendi me institucionet e tij si Komisioni i Jashtem e deri te Seanca Plenare, duke shfrytezuar mekanizmat perkatese te tyre, duhet te vihen ne levizje, jo thjesht per te qartesuar pozicionet e cilido, por vecanerisht per te qene pjese aktive ne mbrojtje te arritjeve te mahniteshme te shqiptareve ne Rajon, ne keto 25 vite.
Politika jone keshtu do te kontribuoje perseri edhe per stabilitetin e Rajonit, si dhe per konsolidimin e pershpejtimin e proceseve integruese te tij ne BE e NATO.
Veprime te tilla tonat pa asnje dyshim shkojne paralelisht jo thjesht me mbrojtjen e terresise teritoriale te Kosoves, por dhe me vete interresat tona te gjera kombetare.
Shpresoj qe sot edhe Kuvendi i Kosoves te shprehet qarte ne mbrojtje te tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Njihuni me 12 modelet e fustaneve që do ti dashurojmë këtë vjeshtë (FOTO)
Previous article EDISON YPI/ Plazhi i fukarenjve

k.autor

Postime të ngjashme

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe... Politikë

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe...

HABIT RAMA/ Vendos foto profili flamingot, pas protestave të vazhdueshme Politikë

HABIT RAMA/ Vendos foto profili flamingot, pas protestave të vazhdueshme

FIRMOS URDHRIN/ Llamari: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri Politikë

FIRMOS URDHRIN/ Llamari: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT