Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që më 31 tetor të mbahet seanca e jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për korrigjim të kufirit në dialogun Kosovës- Serbi, raporton gazeta Zeri.
Deputeti i LDK-së Armend Zemaj ftoi të gjitha partitë politike që të bëhen pjesë e kësaj seance.
“U caktua seanca për datë 31 tetor. Ftojmë të gjitha grupet politike të bëhen pjesë të këtij debati dhe kjo çështje ta marrë përfundimin e merituar. Seanca është caktuar në orën 10:00. Besoj që këtë herë nuk do të këtë sabotim për të futur seanca të tjera”, theksoi Zemaj.
Sipas tij, është e drejtë ligjore dhe kushtetuese mbrojtja e territorit të Kosovës