• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI I KUFIJVE/ Letra që zbulon negociatat sekrete për ndarjen e Kosovës
Home
Rajon

DEBATI I KUFIJVE/ Letra që zbulon negociatat sekrete për ndarjen e Kosovës

2 November, 2018 Isa.Autor Rajon

Ish-negociatori i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel, i angazhuar nga Zyra e Baroneshës Ashton, britaniku Robert Cooper i cili ka qëndruar rreth dy javë më parë, ka marrë pjesë në Belgrade Security Forum, si kryesues i delegacionit të ECFR, ka shkruar një letër “private dhe konfidenciale” rreth udhëtimit studimor në kryeqytetin serb.

Në krye të letrës që e ka siguruar Gazeta Express, Coopper zbulon se shkëmbimi i shumëpërfolur i territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë nuk ka të bëjë fare me shkëmbim. Sipas Cooper, ideja është që Serbia ta marrë Veriun, ndërsa Kosova asgjë territoriale, por njohjen eventuale nga Serbia.
Një letër konfidenciale e Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, zbulon prapaskenat e negociatave sekrete që po bëhen për ndarjen e Republikës së Kosovës.

Këto konstatime të bëra në këtë letër janë nxjerrë pas një vizite që anëtarët e këtij Këshilli të kryesuar nga Robert Copper kishin bërë në Beograd përgjatë 17 dhe 18 tetorit të vitit 2018.

Siç shkruhet në këtë letër, në bisedimet ndërmjet Thaçit dhe Vuçiçit nuk bëhet fjalë për shkëmbime të territoreve, por vetëm për ndarje të Republikës së Kosovës.

Siç shkruhet në letër, Kosova do të japë pjesën veriore në këmbim të njohjes nga Serbia.
“Temë kryesore e debatit në Beograd ishte propozimi për ‘shkëmbim të territorit”: Një “marrëveshje gjithëpërfshirëse” që do të lejonte Serbinë të rimarrë territorin e kontestuar (Veriun e Kosovës) në këmbim që Serbia ta njohë Kosovën si shtet. Megjithatë, ende nuk është e qartë se si do të shkojnë këto bisedime, as nëse ndonjë marrëveshje e mundshme mund të shitet në Kosovës. Mbetet ende rrugë e gjatë për t’u bërë”, thuhet në këtë letër të siguruar nga Gazeta Express.

Ndër të tjera në këtë letër thuhet se presidenti i Serbisë e konsideron si çështje jashtëzakonisht të rëndësishme zgjidhjen e konfliktit të ngrirë me Republikën e Kosovës, madje më të rëndësishme se zgjidhja e disa problemeve që Serbia ka me sundimin e ligjit dhe demokracinë.

(Ai imagjinon dëshirën e Brukselit për një burrë të fortë dhe hero në Ballkan që bën marrëveshje gjeopolitike), thuhet në këtë fjali që i referohet presidentit serb, Vuçiç.
Në këtë letër janë nxjerrë edhe disa rekomandime dhe konkludime si vijojnë:

Udhëheqja serbe duhet të jetë më e vetëdijshme se nëse do që marrëveshja për shkëmbim të territoreve me Kosovën të ketë sukses, ajo duhet të ketë në mbështetje partnerët kryesorë të BE-së, përfshirë edhe Gjermaninë. Mogherini duhet që së shpejti ta vendosë në agjendë të Këshillit për Punë të Jashtme dialogun Kosovë-Serbi.

BE-ja duhet të nxisë vendet drejt zgjidhjeve që janë legjitime dhe të cilat e rrisin stabilitetin në rajon. Por duke pasur parasysh se ideja për shkëmbim të territoreve është në një qorrsokak, atëherë BE-ja gjithashtu duhet të ketë gati një plan alternativ.

Mosmarrëveshja e qartë dhe e hapur ndërmjet SHBA-së dhe Gjermanisë për çështjen e shkëmbimit të territoreve është e habitshme dhe në të njëjtën kohë alarmante. Në varësi të pozicionit të Francës (asnjë zyrtar francez nuk ka folur në Forumin e Sigurisë në Beograd), një gjë e tillë dëshmon për një boshllëk transatlantik mjaft serioz.

Udhëheqësit e BE-së, gjithashtu, nuk duhet të harrojnë edhe një paradoks themelor: Presidenti Vuçiq duke zhbllokuar derën për integrimin e Serbisë drejt BE-së përmes marrëveshjes me Kosovën, ai po mbyll një derë tjetër duke konsoliduar sundimin e tij autoritar në Serbi.

Në këtë letër janë ngritur edhe disa shqetësime të cilat kanë të bëjnë me idenë për lëvizje të kufijve.

Hapja e ‘Kutisë së Pandorës’ është njëri nga shqetësimet. Ndër të tjera flitet edhe për një përpjekje të Vuçiqit që të përfitojë një përkrahje më të madhe të forcave nacionaliste në Parlamentin Evropian. Vuçiq pretendon se do të jetë më simpatik në sytë e tyre duke i vendosur kufijtë në linja etnike. Ai, gjithashtu, është duke e llogaritur edhe largimin e Angela Merkelit nga posti i kancelares në të ardhmen e afërt.

Në letër flitet edhe për përpjekjen e Vuçiçit për të ndryshuar Kushtetutën e Serbisë, në favor të rritjes së kompetencave dhe pushtetit të tij.

Ndërsa si një datë e rëndësishme parashihet të jenë zgjedhjet e 4 nëntorit për katër Këshillat e Pakicave Kombëtare.

“Është shumë e mundur që këto do të përdoren për të dobësuar organet e vetëqeverisjes së pakicave të cilat kohët e fundit janë portretizuar si ‘lëvizje separatiste. Një eskalim etnik në Preshevë dhe Novi Pazar mund të sjellë një urgjencë për nënshkrimin e një marrëveshjeje”, thuhet në këtë letër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ Arrestohet nga POLICIA VERRATI, ja akuza ndaj tij (DETAJE)
Previous article E VEÇANTË/ XHAKA gati të hyjë në HISTORI, ylli shqiptar “shënjestron” REKORDIN

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar Rajon

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë Rajon

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT