• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI I KUFIJVE/ Kurti: Thaçi i përket regjistrit të sëmundjeve kronike
Home
Rajon

DEBATI I KUFIJVE/ Kurti: Thaçi i përket regjistrit të sëmundjeve kronike

25 September, 2018 Isa.Autor Rajon

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se Thaçi nuk i përket listës së barnave esenciale, “por regjistrit të sëmundjeve kronike, të këtyre sëmundjeve të cilat na vijnë si negociata pa parime në të cilat Kosova është shumë më tepër temë sesa palë”.

Kurti e bëri këtë deklaratë gjatë tubimit të LVV-së në Gjakovë, për mobilizimin e protestës së 29 shtatorit, që organizohet nga kjo parti.

Ngaqë është i frikësuar për veten e tij nga gjykata speciale, Thaçi po përhap panik në të gjithë vendin për ndarjen e Kosovës, ka thënë Kurti.
“Presidenti e mendon Kosovën si një mall që mund të shitet me çmim të negociueshëm. Por ne duhet t’ia ndalojmë atij tërësisht tregtinë,” tha deputetja Nagavci. Ne nuk jemi të frikësuar, nuk jemi në panik dhe nuk i nënshtrohemi një njeriu.

“Thaçi nuk i përket listës së barnave esenciale, por regjistrit të sëmundjeve kronike; të këtyre sëmundjeve të cilat na vijnë si negociata pa parime në të cilat Kosova është shumë më tepër temë sesa palë”, u shpreh Kryetari Albin Kurti.

Po ashtu, kryetari Kurti përmendi dy takimet e tij të fundit, me ish-kryetarin e LDK-së Isa Mustafën dhe me Organizatën e Veteranëve të Luftës, për të ritheksuar problemet e Kosovës dhe gatishmërinë e Lëvizjes për zgjidhjen e tyre tejpartiake.

Thirrja shkon për të gjithë Gjakovën dhe fshatrat e saj që të bashkohen me datë 29 shtatorë, ditën kur fillon fundi i Thaçit dhe fillimi i zgjidhjes së problemeve të Kosovës.

“Gjakova dikur e industrializuar dhe sot e varfëruar nuk do të heshtë, por do t’i bashkohet masivisht dhe paqësisht protestës mbarëpopullore dhe tejpartiake të 29 shtatorit. Gjakova as nuk e harron të shkuarën dhe as nuk ndalet për ta kërkuar drejtësinë në të tashmen”, thuhet në komunikatën e VV-së.
“Nuk mundemi me folë për drejtësi nëse nuk i japim zë dhimbjes!”, tha zonja Kumnova. Ndërsa presidenti kurrë nuk i përmendi në bisedime të pagjeturit, krimet e luftës dhe dëmet që na i shkaktoi Serbia.

VV-ja vazhdoi rendin e tubimeve mobilizues për protestën e 29 shtatorit në Gjakovë. Në tubim bënë thirrje për bashkim kryetari i Lëvizjes Albin Kurti, përfaqësuesja e organizatës “Thirrjet e Nënave” Nestrete Kumnova, luftëtari i UÇK-së Lekë Dobruna, deputetja dhe anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Arbërie Nagavci dhe kryetari i qendrës së VV-sënë Gjakovë, Agon Batusha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRIMI NATYRAL/ "Legjenda" Bobbi Brown jep 10 këshilla që duhet t'i keni parasysh
Previous article E FUNDIT/ U gjobit me pesë milionë lekë, 42 vjeçari kërkon të hidhet nga shtylla (EMRI)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT