• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI I KUFIJVE/ Diplomati Volker: Njohja e Kosovës nga Serbia i shërben të gjithë Ballkanit
Home
Rajon

DEBATI I KUFIJVE/ Diplomati Volker: Njohja e Kosovës nga Serbia i shërben të gjithë Ballkanit

15 August, 2018 k.autor Rajon

Kanë kaluar 21 vjet që nga shpërthimi i konflikti në Kosovë dhe tani është koha që të përmbyllet plotësisht procesi i njohjes së Kosovës dhe njohjes së plotë ndërkombëtare të pavarësisë së saj. Kështu shprehet ambasadori Kurt Volker, ish-përfaqësues i Amerikës në NATO, aktualisht i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, i cili thekson se i gjithë rajoni, përfshirë Serbinë, do të përfitonin nga mbyllja e këtij kapitulli.

Diplomati Volker i bëri komentet gjatë një diskutimi në Zërin e Amerikës mbi 10 vjetorin e ndërhyrjes ruse në Gjeorgji dhe aneksimin e rajoneve të Abkhazisë e Osetisë së Jugut. Ambasadori Volker e quan një padrejtësi ndaj të gjithëve në Ballkan, në veçanti ndaj kosovarëve, që shteti i tyre ende nuk njihet nga Serbia dhe nga të gjithë anëtarët e BE-së:

Si rezultat, ata janë të bllokuar në marrëdhëniet me BE-në dhe nuk janë në gjendje të përfitojnë plotësisht nga shpallja si shtet i pavarur.

Diplomati amerikan Kurt Volker

Kjo situatë, sipas Volker-it mban peng edhe Serbinë. Do të ishte në të mirë të vetë popullit serb, të mbyllë këtë kapitull të dhimbshëm dhe të turpshëm.

Serbët duhet të ecin përpara. Gjëja më e mirë për Serbinë, për mendimin tim, është integrimi në Bashkimin Evropian. Nëse Kosova dhe Serbia e të tjerët në rajon arrijnë ta bëjnë këtë, do të shohim një rajon shumë më funksional në aspektin e marrëdhënieve etnike, në aspektin e statusit, të zhvillimit ekonomik dhe politikës.

Diplomati amerikan Kurt Volker

Diplomati sjell si shembull problemet me Bosnjen, ku ai thotë se janë pjesërisht të lidhura me statusin, ende të hapur të Kosovës në Ballkan:

Duke zgjidhur çështjen e Kosovës shënohet një hap i madh përpara për Bosnjen. Nëse Kosova e Serbia arrijnë në një marrëveshje që mundëson paqe të qëndrueshme, që lejon njohje të ndërsjelltë mes dy shteteve, kjo do të stabilizonte disi politikën në Serbi. Kosova do të kishte të hapur rrugën përpara, ndërsa problemet e Bosnjes do të reduktoheshin në sfidat që lidhen realisht me këtë vend.

Diplomati amerikan Kurt Volker

Diskutimi në 10 vjetorin e ndërhyrjes ruse në Gjeorgji përfshin edhe ambiciet dhe strategjitë gjeopolitike të aleatëve të fuqishëm të vendeve ballkanike. Studiuesi Paul Saunders shprehet se mbështetja e Uashingtonit dhe Brukselit për shkëputjen e Kosovës nga Serbia u bë një ndër pikat e fërkimit mes Moskës dhe Perëndimit:

Përkrahja që i dhanë Shtetet e Bashkuara dhe Evropa shpalljes së një-anshme të pavarësisë nga Kosova u pa nga Rusia si një rast që mund të shërbejë si pararendës, megjithëse Amerika dhe aleatët evropianë nuk donin që të shërbente si e tillë.

Studiuesi Paul Saunders

Ambasadori Volker e kundërshton argumentin e Moskës për të shfrytëzuar rastin e Kosovës si paralele për shkëputjen e Krimesë në Ukrainë apo për Abkhazinë Osetinë e Jugut në Gjeorgji. Ai përmend një përpjekje të bashkërenduar të faktorëve ndërkombëtarë, bazuar në marrëveshje e rezoluta ndërkombëtare, mekanizma shumëpalësh ndër të cilët bënte pjesë edhe Moska, që mundësuan ndalimin e konfliktit në Kosovë dhe njohjen e statusit të saj si shtet i pavarur.

Rusia, thotë ai, është e vetme në përpjekjet e saj për të ndryshuar kufijtë në Gjeorgji dhe Ukrainë. Megjithë përpjekjet e saj, askush nuk e ka njohur Krimenë, dhe 10 vjet pas ndërhyrjes, Abkhazia dhe Osetia e Jugut mbeten ende pa status ndërkombëtar

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Na e kanë fshehur për kaq shumë vite, ja çfarë i lidh Zaiminën dhe Samantën
Previous article KONFLIKTI TURQI-SHBA/ Nuk ka shenja të ngadalësimit të ritmit të përkeqësimit të marrëdhënieve

k.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT