• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEBATI/ Gazetari nxjerr live nga emisioni këshilltarin e PD: Kamikaz…
Home
Sociale

DEBATI/ Gazetari nxjerr live nga emisioni këshilltarin e PD: Kamikaz…

16 December, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Emisioni ‘Top Talk’ i gazetarit Denis Dyrnjaja përfundoi shumë papritur dhe me tensione. Ditën e djeshme më program ishte i ftuar Marash Logu, këshilltari ligjor i Partisë Demokratike i cili u ankua fillimisht për kohën televizive, pasi sipas tij nuk po i jepej koha e duhur për të folur në lidhje me temën e inceneratorëve.

Logu kërkoi të dinte nga gazetari se nëse do ti vinte koha për të folur pasi kishte 10 minuta që po qëndronte i heshtur. Më pas situata u agravua kur Dyrnjaja i tha se po sillej si kamikaz, fjalë për të cilën Logu kërkoi nga ana e moderatorit të kërkonte ndjesë.

Në fund, emisioni u mbyll me largimin e Logut nga studio pasi ia kërkoi Dyrnjana disa herë me radhë.

Marash Logu: Zoti Dyrnjaja, ju lutem unë kam 10 minuta që jam në studion tuaj, nëse nuk doni që të zhvilloj një bisedë me ju më thoni pasi dhe unë kam punët e mia. Unë duhet të them mendimin tim, për shkak se unë bëra një parantezë dhe për shkak të kësaj doni të çensuroni të gjithë fjalën time ju lutem shumë..

Denis Dyrnjaja: Mos u kompleksoni, mos u kompleksoni nga kjo gjë.

Marash Logu: Nuk po kompleksohem për asgjë, më respektoni për prezencën dhe për atë që përfaqësoj.

Denis Dyrnjaja: Kur të jap fjalën, më lejo ta moderoj.

Marash Logu: Po pra me respekt për të ftuarit, ndjesë që po ta them këtë se jeni gazetar me eksperiencë.

Dyrnjaja: Mua me thënë të drejtën më ndodh në herën e parë pas 4 vitesh në këtë eksperiencë që të më vijë një kamikaz dhe të më bëjë një gjë ndryshe në televizion. Për respekt të etikës televizive të mos e vazhdojmë më.

Logu: Të ftuarit vijnë, kundërshtojnë po jo ti quani kamikaz. Dhe unë mund t’ju them kamikaz i medias, cfarë do të thotë kjo, e para kërko falje se është ofendim ti thuash dikujt kamikaz

Dyrnjaja: Unë nuk do të kërkoj falje për këtë rast.

Logu: Ti nuk mund të më censurosh fjalën time zotëri, nëse nuk është me interes dakord..

Dyrnjaja: Uljani zërin zotërisë, të lutem mund të largohesh nga studio, të lutem mund të coheni nga studio.

Logu: Nuk mund të vini të bëni këtë gjë.

Dyrnjaja: Faleminderit, nesër do të shihemi prapë bashkë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BABAGJYSH PËR NJË VRAPIM"/ Qindra qytetarë pjesë e garës për bamirësi në Athinë (VIDEO)
Previous article NDODH PËR HERË TË PARË/ Një grua do drejtojë departamentin më të madh të policisë në Nju-Jork

s.autor

Postime të ngjashme

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT