• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI BERISHA-HOXHA/ Reagon Shkelzeni: Mafia politike do të eleminojë kundërshtarin më të fortë
Home
Shqipëri

DEBATI BERISHA-HOXHA/ Reagon Shkelzeni: Mafia politike do të eleminojë kundërshtarin më të fortë

28 February, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Shkëlzen Berisha ka reaguar nëpmërjet portalit të tij, pas debatit të ashëpr të Artan Hoxhës me të atin.

Në një shënim të portalit të Shkëlzenit, thuhet se Artan Hoxha po përdoret nga mafia politike për të eleminuar Sali Berishën, pasi e shohin atë si kundërshtarin më të fortë.

Në fund, iu bëhet thirrje qytetarëve të ngrihen dhe të vënë në vend nderin e Berishës.

“Lidhjet e qeverisë Rama me krimin janë të ngushta dhe të forta. Në Shqipëri vepron e drejton mafie-politika.

Së bashku, mafia dhe politika kanë vënë nën kontroll biznesin dhe po pasurohen, ndërkohë që qytetarët po varfërohen.

Së bashku, mafia dhe politika, kanë vënë nën kontroll median e po mashtrojnë qytetarët dhe kërcënojnë opozitën e kundërshtarët.

Se bashku, mafia dhe politika, po tentojnë të vënë më së fundmi nën kontroll edhe drejtësinë, për të pastruar pasuritë e tyre, për të fituar certifikatën e pastërtisë dhe për të kërcënuar me burg opozitën e kundërshtarët politikë.

Mbrëmë(parmbrëmë) në një emision televiziv ishte vetëm një fragment i kësa beteje të ashpër të mafie-politikës kundër opozitës, kundër njërit nga opozitarët e vendosur kundër krimit, dhe mafie-politikës. Qëllimi i kësaj beteje ishte për të eliminuar kundërshtarin më të fortë përmes kërcënimeve sepse kundërshtari më i forte sipas tyre duhet eliminuar. Për ta friksuar me burg kundërshtarin e forte, tani që kanë vënë nën kontroll drejtësinë. Për të ofenduar përmes medias që zotërojnë dhe gjoja-opinionistëve që dalin cod natë të “armatosur deri në dhëmbë”.

Por nuk janë të pakta edhe rastet kur mafie-politike kërcënon opozitën dhe kundërshtarët politikë për ti nënshtruar. Për ti kompromentuar. Për ti neutralizuar.

Po ashtu mafie-politike, për të maskuar veprimet e saj, ka vënë në veprim para të shumta dhe mekanizma për kompromentimin e zyrtarëve të lartë të institucioneve që monitorojnë Shqipërinë apo përfaqësues të vendeve të rëndësishme që përgatisin raporte për situatën në Shqipëri.

Mafie-politika ka ngritur një makineri të tmerrshme dizinformimi, shpifjesh dhe ofendimesh, që shtrihet nga zyrat e shtetit, në redaksitë e medias së shkruar dhe elektronike, e deri në rrjetet sociale për të turrollosur qytetarët dhe kërcënuar kundërshtarët politikë.

Situata është shumë e rëndë. Politike duket sikur nuk është më një mekanizëm zgjidhjeje. Ekonomia është në prag të rrënimit. Qytetarët duken të mpirë nga dëshpërimi dhe mungesa e shpresës. Një gjëndje e zymtë që mund të precipitojë. Përgjegjëse kryesore dhe e vetme është qeveria dhe drejtuesi i saj, i cili është vënë në krye të këtij projekti vetëm për interesin personal të karriges së tij.

Qytetarët në shumicë e kanë kuptuar se cpo ndodh por ndjehen të pafuqishëm për tu bashkuar dhe për të vepruar. Është koha për veprim!

Nesër do të jetë shumë vonë”, thuhet në shënimin e portalit të Shkëlzen Berishës.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tifozja seksi e Manchester United ngre temperaturat në këto ditë të ftohta (FOTO)
Previous article Babai i Neymarit tregon nëse biri i tij do të luajë kundër Real Madridit

Redaktor2

Postime të ngjashme

RAMA NË PARIS/ Merr pjesë në samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën! Pritet nga Macron Politikë

RAMA NË PARIS/ Merr pjesë në samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën! Pritet nga Macron

SULMET ME VEZË NË PROTESTË/ Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove Politikë

SULMET ME VEZË NË PROTESTË/ Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove

KUVEND/ Manastirliu: Shqipëria më pranë BE-së, do të mbyllim 3 kapitujt e parë të negociatave Politikë

KUVEND/ Manastirliu: Shqipëria më pranë BE-së, do të mbyllim 3 kapitujt e parë të negociatave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT