• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI / Berisha: E ke lumturuar burrin me prona; Xhaçka: Nuk e di nëse gruaja juaj…
Home
Politikë

DEBATI / Berisha: E ke lumturuar burrin me prona; Xhaçka: Nuk e di nëse gruaja juaj…

11 April, 2022 F.autor Politikë

Këtë të hënë po zhvillohet seanca e radhës parlamentare. Ajo është shoqëruar me një debat mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Fillimisht shkak është bërë Ballkani i Hapur.

“Ballkani i Hapur, nismë në favor të askujt tjetër veç shqiptarëve e rajonit. Ka dy arsye kryesore përse ne po punojmë kaq fort për Ballkanin e Hapur. Kjo nismë bën më efikase proceset e parashikuara në Procesin e Berlinit. Dimensioni strategjik i saj, problemet zgjidhen përmes bashkëpunimit dhe integrimit. Agresioni ilegal rus në Ukrainë, i përforcon arsyet për të punuar për këtë nismë. Vetëm konsolidimi i bashkëpunimit rajonal mund të garantojë paqen në rajon”, tha Xhaçka.

Ky fjalim i ministres solli reagimin e Sali Berishës, sipas të cilit, Ballkani i hapur është projekt i “Serbisë së Madhe”.

“Ballkani i Hapur është projekti i Serbisë së Madhe. Projekti i vasalitetit ndaj Serbisë. Aleanca trilaterale, Beograd-Shkup-Tiranë, është aleancë që mbjell çdo ditë luftë të ftohtë ndaj tre vendeve të tjera që nuk e kanë firmosur. Ballkani i Hapu nuk ka asnjë synim tjetër veçse tualeti dhe make up ndaj një njeriu që nuk njeh genocidin në Bosnje, Kosovë dhe do të marrë flamujt e shtrirjes së influencës së Serbisë në rajon dhe ky quhet Aleksandër Vuçiç”, tha Berisha.

Më pas ish-Kryeministri hodhi akuza ndaj ministres duke thënë se e ka “lumturuar bashkëshortin me prona”.

“Më duhet t’ju them zonja në këtë sallë, të gjitha keni bashkëshortë, por vetëm njëra ka super bashkëshort. Dhe ajo që ka super bashkëshort madje bashkëshort strategjik quhet Olta Xhaçka e cila e ka lumturuar të shoqin me prona në Dhërmi dhe në zona të tjera. E ka lartësuar atë në nivelin e investitorit strategjik”, u shpreh Berisha.

Kjo solli reagimin e ministres Xhaçka, e cila pasi hodhi poshtë akuzat tha se bashkëshorti i saj është në pronë të vet dhe nuk ka përfituar asgjë nga shteti shqiptar.

“Zoti Berisha, unë jam krenare për burrin tim, nuk e di sa krenare është gruaja juaj për burrin e saj. Por burri im zoti Berisha është në tokë të vet, në pronë të vet dhe nuk ka përfituar asnjë centimetër katror nga shteti shqiptar. Asnjë. Prandaj është e turpshme. Kini respekt për veten dhe mos gënjeni dhe mos mashtroni siç keni bërë gjatë gjithë këto vite se është turp i madh për ju në këtë moshë dhe këtë fazë të karrierës politike”, u shpreh Xhaçka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUSHTIMI RUS/ Zelensky i kërkon Koresë së Jugut armë
Previous article PO NDIHMONIN EVAKUIMET NË MARIUPOL/ Zhduken 9 shoferë vullnetarë, dyshohet se janë kapur nga forcat ruse

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT